BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Rajoni

Haradinaj luftë të fortë për t’u bërë president, nxjerr “kartën” nacionaliste, shton thirrjet për bashkim Shqipëri-Kosovë

Haradinaj luftë të fortë për t’u bërë

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që është njëkohësisht edhe kryetari i kësaj partie, është deklaruar në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit, bashkimin me Shqipërinë dhe koalicionet pas zgjedhore. Hatadinaj është prononcuar në lidhje me vendimin e PZAP(Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave), për mos lejimin e kandidimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si pasojë e faktit që ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit. Kreu i AAK-së e ka quajtur mos lejimin e kandidimit të Kurtit si një shenjë se demokracia e Kosovës nuk është në nivelet e duhura. “Nuk është tregues i mirë për një demokraci nëse liderit të opozitës nuk i lejohet kandidimi në zgjedhje. Kur unë e lexoj në gazeta se Putini nuk ia lejon opozitarit kandidimin në zgjedhje, menjëherë mendoj se ai vend është diktaturë. Unë habitem se si në Kosovë kemi arritur në këtë situatë kur liderin e opozitës nuk e lejojmë të garoj në zgjedhje”, tha ai. I pari AAK-së thotë se Kosova është demokraci e re dhe nuk është mirë të krijojë pengesa të tilla në procesin zgjedhor. Haradinaj thotë se nuk ndjehet mirë nëse dikujt i ndalohet gara. “Unë jam që AAK ta mundë zotin Kurti në zgjedhje”, shtoi ai. Më tej Haradinaj foli në lidhje me deklaratat e dhëna më parë se partia e tij është e hapur për të bashkëpunuar me parti të tjera pas zgjedhjeve në mënyrë që të krijojnë së bashku qeverinë e ardhshme. Ai sqaroi se është i vetëdijshëm që qeveria e tij nuk ka numrat e mjaftueshëm për tu shpallur si partia e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por që gjithsesi orientimi i tij për postin e presidentit lidhet me disa objektiva. “E para është përballja me Serbinë në planin e jashtëm. Pastaj objektiv është çështja e sigurisë në përgjithësi deri në anëtarësimin në NATO. Është çështja e unitetit të brendshëm. Të gjitha këto lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe unitetit të vendit”, tha Haradinaj. Ish Kryeministri Haradinaj, tha se pasi Thaçi la vendin vakant të presidentit, ai kishte shprehur dëshirën për të marrë përgjegjësinë në këtë drejtim. “Po të kishte president të zgjedhur në atë kohë ndoshta edhe garancitë për lirim me kusht të atyre që janë në Hagë do të ishin tjera nga ato që u bënë me Ushtrues Detyre të Presidentit”, u shpreh ai. Kandidati për president thotë se AAK shpreson të arrijë disa ulëse në Kuvend me anë të cilave pretendon të arrijë ndonjërin nga postet kryesore. “Ne pretendojmë të futemi në bashkëqeverisje pasi e dimë se nuk mund të arrijmë vendin e parë. Me anë të marrëveshjes qeverisëse synojmë të marrim njërën nga tri pozitat e para shtetërore”, vijoi ai.

Bashkimi me Shqipërinë

Kandidati për president nga AAK ka bërë ditëve të fundit shumë deklarata të cilat kanë sjellë në vëmendje bashkimin me Shqipërinë. Një strategji kjo që mesa duket është zgjedhur nga Haradinaj për të tërhequr më shumë vota në prag të zgjedhjeve. “Bashkimi me Shqipërinë nuk lidhet me marrëveshjen që duhet arritur me Serbinë. Kjo është siç ka ndodhur edhe me Ushtrinë, Trepçën apo vendimi për Pavarësinë. Bashkimi është vendim i brendshëm i Kosovës”, është shprehur ai. Haradinaj ka sqaruar se sipas tij thotë se bashkimi është një proces i cili lidhet me të tjera zhvillime. “Nëse vazhdojnë të mbesin pengesat që na ka vendosur Serbia por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që lidhen me njohjet apo me anëtarësimin tonë në NATO, pasi për ne siguria është prioritet, nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të drejtohemi për nga referendumi me Shqipërinë. Më herët është kërkuar që bashkimi të merr edhe miratimin nga Serbia por ne në këtë rast nuk kërkojmë miratimin e Serbisë”, shtoi ai. Haradinaj thotë se në këtë rast nuk do të hiqet dorë nga shtetësia e Kosovës. “Ne synojmë një union Kosovë-Shqipëri. Shteti i Kosovës mbetet në union me Shqipërinë. Institucionet aktuale të Kosovës mbesin. Përgjegjësitë e Kosovës që ja ka dhënë Kushtetuta mbesin, por më pas do të kishte një Kushtetutë të Unionit Kosovë-Shqipëri”, ka sqaruar ish kryeministri.