
Postuar: 17/11/2019 - 12:30
Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij në ditën e lindjes duke u kthyer 23 vite më parë. Në një postim në Facebook Haradinaj ka publikuar një foto në të cilën është bashkë me të vëllain ku i drejtohet me fjalët:
’Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt!”
Kujtojmë që i vëllai i ish kryeministrit ra dëshmor gjatë luftës së Kosovës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/