Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haradinaj pas dorëheqjes: Do shkoj në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë, do ruaj nderin e Kosovës

Postuar: 19/07/2019 - 16:40

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryeministër i Kosovës.
 
Ai para mediave ka thënë se dorëheqje ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë.
 
“Sot informova Qeverinë do t’i informojë edhe institucionet tjera për dorëheqjen time të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar, javën tjetër do të paraqitem në Gjykatën Speciale, dhe kam vlerësuar së nuk mund të paraqitem si kryeministër i Kosovës, por do të paraqitem si qytetar i thjeshtë, pra si Ramush Haradinaj, Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, ka thënë Haradinaj.
 
Është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 11:59

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojë kurrsesi që Serbia të ketë më punë me Kosovën.

Postuar: 24/08/2019 - 10:49

E diela e fundit e muajit shtator dhe e diela e parë e muajit tetor janë datat më të përafërta ku

Postuar: 23/08/2019 - 15:39

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re,  nënshkruajnë marrëveshje për koalicion par

Postuar: 23/08/2019 - 15:32

Kuvendi i Kosovës u shpërnda këtë të enjte, ndërsa presidenti Hashim Thaçi ka thënë se shumë sh

Postuar: 23/08/2019 - 15:12

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në Prishtinë, derisa

Postuar: 23/08/2019 - 11:28

Katica Janeva katër vite më parë ishte një simbol për drejtësinë në vend dhe rikthimin e besimit

Postuar: 23/08/2019 - 08:48

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aks