BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Haradinaj refuzon kompromis për taksën, SHBA anulon vizitën e gjeneralit

Haradinaj refuzon kompromis për taksën, SHBA anulon vizitën e

Përplasja mes politikës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe asaj të Departamentit amerikan të Shtetit për taksën tregtare ndaj Serbisë, ka marrë formë të plotë dje teksa ambasada amerikane në Prishtinë tha qartë se po anulonte vizitën e pritur të gjeneralit të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, për shkak të refuzimit të qeverisë për ndryshimin e qëndrimit. Ramush Haradinaj, ka përsëritur dje qëndrimin kundër heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, ndërsa është shprehur gjithashtu kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se hapja e çështjes së kufirit i shkon për shtati vetëm presidentit rus Vladimir Putin. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit, me ç’rast ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë Kosovën. “Vendosja e taksës nuk e pengon marrëveshjen përfundimtare me Serbinë ndërsa kushdo që hap çështjen e kufijve është armik i kombit shqiptar”, tha kreu i qeverisë duke shtuar se për këto dy çështje nuk pajtohet me miqtë e tij as nga Kosova e as nga Shqipëria. Haradinaj shtoi se asnjë shtet mik nuk ka të drejtë të flasë për tokën e Kosovës dhe nuk është mik ai shtet që hap çështjen e kufirit.

Shtim i sanksioneve SHBA

Qëndrimi stoik i kryeministrit duket se po krisjen me SHBA që presidenti Thaçi kishte paralajmëruar, teksa përveç anulimit të vizitës së gjeneralit pritet që ambasada e Uashingtonit të marrë masa të tjera. Gjenerali Orr pritej të qëndronte në Kosovë me rastin e përvjetorit të 11-të të pavarësisë, dhe gjithashtu për të nisur koordinimin e asistencës amerikane për ushtrinë e sapoformuar të Kosovës. “Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në një përgjigje të ambasadës. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre për anulimin e kësaj vizite. Në letër thuhej mes tjerash se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Washingtoni është duke shqyrtuar masa të tjera penalizuese, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK. Por ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka komentuar për masat e paralajmëruara. "Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Shtimi i presionit

Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar. Dy ditë më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga Uashingtoni deklaroi se miqësia me Shtete e Bashkuara është tepër e vyer për vendin prandaj siç ata kanë kërkuar, taksa tregtare me Serbinë duhet të hiqet. Presidenti ka theksuar se duhet ruajtur dhe kultivuar partneriteti strategjik me SHBA për të ardhmen e vendit. “Kultivimi i këtyre raporteve garanton konsolidim dhe të ardhmen e sigurt të shtetit tonë. Qëndrimi i SHBA siç e ka theksuar edhe presidenti Trump dhe ambasadorët, është se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore e të ruaj raportet me shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën”, ka theksuar Thaçi, duke shtuar se thirrja e zyrtarëve të SHBA për institucionet e vendit është që Kosova ta kalojë këtë pengesë dhe të vazhdojë dialogun për arritjen e një marrëveshjeje. “Në Uashington më thanë se duhet të ndodhë pezullimi i taksës për të vazhduar dialogu me Serbinë”, shtoi presidenti.

Andi Lamko

Më të lexuarat