Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haradinaj tregon datën kur do hiqet kufiri Shqipëri-Kosovë

Postuar: 19/09/2018 - 22:44

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot se në fund të vitit do të hiqen kufijtë mes Shqipërisë e Kosovës.

Haradinaj tha në “Opinion” se kufiri mes dy vendeve me shqiptarë ka krijuar pengesa e shqetësime duke shprehur vullnetin për heqjen e tyre.

“Shpresoj që në ndërrimin e viteve të hiqet kufiri doganor. Kjo është një gjë që krijon shqetësime në kufi, pritje”, tha kryeministri i Kosovës.

Haradinaj foli edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë, duke deklaruar edhe njëherë qëndrimin kundër. Sipas tij, deklaratat se Presheva e Bujanovci do t’i bashkohen Kosovës janë vetëm fjalë dhe qëllimi i vetëm është grabitja e veriut.

“Të gjitha këto që kanë ndodhur, nuk më lejojnë të mendoj se presidenti Thaçi e ka menduar si një projekt serioz. Unë mendoj se është një taktikë politike e tij.

Ne respektojmë vlerat e serbëve të Kosovës. Përkundër të kaluarës tonë tragjike. Ne nuk do shkojmë tek zgjidhja deri tek korrigjimet në territor. Ne nuk e hapin të kaluarën tonë. Nuk ka kthim pas, edhe vendet që nuk na njohin, vitin që vjen, këto vende do të na njohin. Ne do të luftojmë për tu bërë anëtarë të NATO-s. Kufiri nuk do ndryshojë. Ne nuk do të lejojmë të preken kufijtë tanë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 14

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 16:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për mediat deklaroi se shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës me drejtimin e procesit te dialogut.

Postuar: 11/12/2018 - 15:25

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u është përgjigjur sot deklaratave të fundit të zyrtarëve

Postuar: 11/12/2018 - 09:03

Taksa prej 100 për qind për produktet serbe, nuk do të jetë masa e vetme që Kosova i vënë Serbi

Postuar: 11/12/2018 - 07:51

Dy shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania dhe Franca nuk janë angazhuar të flasin për Ballk

Postuar: 10/12/2018 - 17:51

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit

Postuar: 10/12/2018 - 17:47

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka ndryshuar sa i përket vendimit për taksën 100 për qind nd

Postuar: 10/12/2018 - 16:46

Ministri i jashtëm i Maqedonisë u përpoq sot të qetësojë konfrontimin e hapur së fundmi me Bull