BREAKING NEWS

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu
x

Rajoni

Haradinaj tregon se kur do të niset në Hagë

Haradinaj tregon se kur do të niset në Hagë
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa që ka marrë për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Speciale si i dyshuar
 
Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.
 
“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Specialja.  Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem  mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit”, ka deklaruar Haradinaj.