BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Rajoni

“Hashim Thaçi 99% pritet të arrestohet nga Gjykata Speciale”, ministri i Jashtëm serb del me paralajmërimin ‘bombë’

“Hashim Thaçi 99% pritet të arrestohet nga Gjykata

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka dalë sot me një deklaratë të fortë. Ai ka paralajmëruar se 99% pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të arrestohet nga Gjykata Speciale.

Në ‘Happy TV’, ai tha se Thaçi e dinte se çfarë do të ndodhte me të, duke aluduar me ngritjen e aktakuzës.

“Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo. Por probabiliteti për tu arrestuar është 99 përqind. Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë … Të njohim çdo sakrificë, histori, të kujtojmë, thjesht të jemi dhimbja jonë kombëtare që duhet ta kalojmë nga brezi në brez. Ne si serbë duhet të falim, por ka disa raste që nuk mund t’i falim dhe ne nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht”, tha ai.