BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Rajoni

Hashim Thaçi pret Lajçak: Dialogu të synojë njohje reciproke, Kosova të jetë pjesë e OKB

Hashim Thaçi pret Lajçak: Dialogu të synojë njohje

E mërkura ka qenë dita e dytë e vizitës të të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi, në Prishtinë. Dje Miroslav Lajçak ka zhvilluar një sërë takimesh me aktorë politikë kosovarë. Ai është shprehur se Kosovës i duhet dialogu dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka bërë me dije se ka pasur një bisedë të thellë dhe të mirë me presidentin Hashim Thaçi. “Patëm një bisedë të thellë dhe të mirë me presidentin Hashim Thaçi. U pajtuam që Kosovës i duhet dialogu dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, shkroi Lajcak. Sakaq, Presidenti Thaçi ka mbajtur një konferencë për shtyp pas takimit me Lajcak dhe ka deklaruar se pikë e parë e marrëveshjes me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke. “Bashkëbisedimi ynë ka qenë korrekt, konstruktiv dhe një bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Thaçi i cili shtoi se në tavolinën e diskutimeve duhet të jetë edhe mundësia për njohje reciproke.

Takime me politikanë kosovarë

Ndërkohë, Lajcak ka takuar edhe kreun e LVV Albin Kurti, kreun e PDK Kadri Veseli dhe liderin e AAK Ramush Haradinaj. Pas takimit me Kurtin, Lajcak u shpreh se dialogu i lehtësuar nga BE-ja paraqet një proces serioz i cili ka dy qëllime bazë: normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe afrimin e dy vendeve pranë e në BE. “Pra, dialogu mes tyre si proces dhe marrëveshja përfundimtare si produkt janë të lidhura ngushtë me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim, nuk mund të ketë vakum, por ose përparim ose prapakthim”, shtoi ai. Ndërsa Haradianj i AAK ka thënë se BE-ja duhet të përshpejtojë përpjekjet për marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë. “AAK qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai në Facebook. Haradinaj tha se marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancitë e partnerëve strategjik. Nga ana tjetër, Veseli i PDK, ka thënë se PDK-ja e mbështetë procesin e dialogut dhe është e vetmja që ka propozuar një platformë për këtë çështje. Sipas tij, PDK konsideron që marrëveshja finale me Serbinë është interes strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE dhe në OKB. Veseli ka folur edhe për nevojën e një koordinimi më të drejtpërdrejt me SHBA-të. Një ndër politikanët e takuar nga Lajcak ka qenë edhe Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili është shprehur optimist se procesi i dialogut me Serbinë do të përmbyllet brenda disa muajve.

Pacolli tha se Asociacioni i Komunave serbe nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive.“Unë jam ithtar i madh i dialogut, i paqes dhe kuptova se është bërë një punë e madhe dhe ashtu siç tha edhe zotëri Borrell, brenda disa muajve mund të pritet edhe marrëveshja finale”, tha ai.

Reagime nga ndërkombëtarët

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, është takuar me emisarin special të BE Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel. Me anë të një postimi në Twitter, Kosnett ka njoftuar se marrëveshja e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik duhet të plotësojë procesin e tanishëm të dialogut të udhëhequr nga BE-ja. “I kënaqur për takimin me Lajçak për të diskutuar interesat e përbashkëta në dialogun në vazhdim. Marrëveshjet e Uashingtonit plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta – normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar diplomati amerikan.