BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Hashim Thaçi: Prokuroria Speciale të mos bëjë spektakël me arrestimet, të gjithë e dinë misionin e UÇK

Hashim Thaçi: Prokuroria Speciale të mos bëjë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është prononcuar ditën e djeshme lidhur me rastet e arrestimeve të kryera nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë. Kreu i shtetit ka deklaruar në një konferencë për shtyp se në të vërtetë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë më bashkëpunuesja me drejtësinë ndërkombëtare, duke përmendur këtu shembujt e bashkëpunimit me gjykatat e UNMIK-ut apo edhe EULEX-in. “Siç tregon historia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Ishte edhe shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Duke filluar me gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në Hagë, EULEX-in, gjykatat vendore dhe tani me nivelin e 5-të të drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Dhomat e Specializuara. Asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjegjësisë që t’u përgjigjet autoriteteve kompetente të drejtësisë”, është shprehur Thaçi. Më tej Presidenti ka vijuar duke i kërkuar Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale që për çdo vendim ti referohen ligjit dhe ta respektojnë atë, për këtë arsye sipas tij nuk ka nevojë as për arrestime dhe aksione spektakolare. Thaçi ka komentuar edhe rrjedhjen e dokumenteve nga kjo Gjykatë, dokumente të cilat u dorëzuar në mënyrë anonime në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Rrjedhja e dokumenteve ka cënuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë”, ka theksuar Thaçi. Më tej ai ka shprehur se asnjë nga të pandehurit e kësaj Gjykate nuk ka se si ti ikë drejtësisë, ndaj nuk ka nevojë sipas presidentit për “ekspedita apo aksione spektakolare”. “E gjithë bota e di se Kosova ishte viktimë dhe se populli i saj e UÇK-ja është përballur me gjenocide e spastrim etnik”, ka vijuar ai.

Qëndrimet

Ndërkohë Thaçi tha se “Qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara”. Nga ana tjetër, Presidenti ka sqaruar se ka marrë në SHBA mbështetje të plotë për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe ka bërë me dije se me zyrtarë amerikan ka diskutuar për hapat që duhet të ndërmerren në ecjen përpara të Kosovës. “Mund të them se pas vizitës që kisha javën e kaluar në Bruksel ku diskutova me të Dërguarin special të Bashkimit Europian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ishte mundësi dhe ishte edhe e nevojshme dhe e domosdoshme që të jem edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që në këtë fazë të dialogut Kosovë-Serbi, por edhe hapave tonë të mëtejshme për integrimin euroatlantike. Kisha kënaqësinë e veçantë që të bashkëbisedojë me zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së SHBA për hapat që duhet t’i ndërmarrë Kosova aktualisht por edhe në të ardhmen”, u shpreh Thaçi, ndërsa shtoi se në Bruksel dhe SHBA kërkoi që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të ketë vetëm një rend dite, çështjen e njohjes reciproke në mes të dy vendeve. “Bashkëpunimi me SHBA-në është në vazhdën e angazhimeve tona strategjike , por ajo që duhet të theksoj është që edhe me zyrtarët në Bruksel por edhe në SHBA kam theksuar qartë se çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë të re dhe duhet të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo e njohjes reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj vijnë çështjet e tjera. Ne duhet të vazhdojmë këtë proces duke filluar nga koka e çështjes dhe jo nga bishti”, përfundoi ai.