Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Rajoni

Haxhiu për PDK: Konjufca ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit

Haxhiu për PDK: Konjufca ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar sot pas akuzave të PDK se kreu i ri i parlamentit Glauk Konjufca ka lidhje familjare me të dënuarin e rastit “Syri i Popullit”, Sadri Ramabajën.

 Haxhiu ka thënë se Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit.

“Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës, ata dikur shpifnin se ka qenë në ‘SHIK’ e tash shpifin se ka lidhje me organizatën ‘Syri i Popullit’. Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal. Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit. PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv”, tha në një status Haxhiu.