BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Rajoni

Helmohen 80 persona në Prishtinë, dyshimet e para të autoriteteve

Helmohen 80 persona në Prishtinë, dyshimet e para të autoriteteve

Një tjetër helmim masiv ka ndodhur ditën e sotme, pas atij me ujin në Deçan.

Helmimi masiv ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.

Mediat vendase raportojnë së në spital kanë shkuar rreth 80 qytetarë me të vjella, marrje mendsh dhe diarre.

“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore,”-thuhet në media.

Fillimisht pacientët kryen testin anti-COVID pasi simptomat janë të ngjashme, por asnjë prej tyre nuk doli pozitiv, duke lënë helmimin të vetmen mundësi për ta.