BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Heqja e taksës me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, ja kushtet e vendimit ku përfshihet dhe BE-ja

Heqja e taksës me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, ja kushtet e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp, deklaroi se Qeveria e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrw vendim, që prej datws 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Ai ka thënë se pas kësaj kërkojnë nga Serbia ta ndalojë fushatën për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh

“BE ta vlerësojë lart heqjen e tarifës duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, duke filluar nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën, deri në zbatimin e reciprocitetit”, ka thënë kryeministri Kurti, raporton “Koha.net”.

Ai ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të dalin që në fillim me instrumente të detajuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi i sinqertë i palëve për kalimin e barrierave ekonomike.

“Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet që prodhohen nga arritja e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar dhe ekonomik instalohet pas 15 qershorit”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nga Ministria e Ekonomisë është mësuar se ka një dosje të madhe të shkeljeve të marrëveshjeve të CEFTA-s nga ana e Serbisë.

“Unë kam pasur një takim me zëvendëskryeministrin Hoti dhe e kam njoftuar në vija të trasha për heqjen e tarifës për lëndën e parë dhe reciprocitetin në anën tjetër”, ka thënë ai.

Kurti tha se ky është princip i rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke shtuar se reciprociteti është derivat i barazisë.

Kurti ka thënë se kjo nuk është ide e re për aleatët e vendit dhe se shumicës së tyre ua ka shpalosur idenë e reciprocitetit dhe heqjen e tarifës për lëndën e parë.

Ai ka shtuar se i dëgjon kërkesat e faktorëve ndërkombëtar, por se është i thirrur që të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës.

"Unë dëgjoj me vëmendje kërkesat e faktorëve ndërkombëtarë, jam shumë i durueshëm e shumë bashkëpunues, por në fund të fundit jam kryeministër i Kosovës, jam i thirrur që të mbroj interesat e qytetarëve të Kosovës. Besnikëria ime e pakushtëzuar është e lidhur me ata qindra mijëra votues dhe para së gjithash unë i përgjigjem atyre gjithnjë në koordinim me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat