BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e cilëson tubim politik dhe u kërkon amerikanëve të qëndrojnë larg, alarmohet presidenti

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e
x

Rajoni

Heqja e taksës për Serbinë përplas Kurtin me Mustafën, Haradinaj thirrje Kryeministrit të mos tërhiqet nga bllokada

Heqja e taksës për Serbinë përplas Kurtin me Mustafën,

Heqja e taksës ndaj Serbisë pritet që të jetë sfida e parë e koalicionit qeverisës në Kosovë. Albin Kurti po planifikon që të zëvendësojë taksën me reciprocitet, por duket se Lëvizja Demokratike është e lëkundur në këtë aspekt. Marrëveshja e lidhur mes dy partive në koalicionin që krijoi qeverinë e Kosovës, LV dhe LDK, përfshinte shprehimisht heqjen e taksës së vendosur për importin e mallrave serbe dhe boshnjake. Në mbështetje të marrëveshjes, Albin Kurti ka bërë të ditur se me Serbinë qeveria do të vendosë për reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik. Por duket se deklaratat e dhëna nga përfaqësues të LDK–së ditën e djeshme kanë treguar një lëkundje në lidhje me këtë temë.

LDK : Reciprociteti është kompleks. Duhet studim

Shefi i LDK-së Isa Mustafa është shprehur se reciprocitetin e sheh si një proces kompleks dhe me pasoja shumëdimensionale. “Në fillim të kësaj jave është zgjedhur Qeveria, e cila para vetes ka shumë punë, përfshirë edhe dialogun por edhe tarifën e vënë nga Qeveria “Haradinaj”. Në programin qeverisës jemi pajtuar që tarifa të ndërlidhet me reciprocitetin. Kjo tani është çështje e qeverisë dhe unë do të kursehesha që në këtë fazë të them se si duhet të bëhet”, tha Mustafa. Në të njëjtën linjë duket se ka qenë edhe deklarata tjetër e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila tha se kjo çështje kërkon studim. “Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, është temë komplekse që kërkon studim edhe më të thellë edhe më gjithëpërfshirës sepse është temë që prek jo vetëm punën e Kryeministrit dhe qeverisë por edhe institucionet tjera që zbatojnë relacionet tregtare dhe ekonomike. Nuk mund të jap një përgjigje të saktë se kur mund të ndodhë. Kjo kërkon më shumë studim dhe më shumë gjithë përfshirje para se të marrim vendimin final”, ka deklaruar Osmani. I paqartë ka mbetur edhe qëndrimi i mbajtur ndaj heqjes së taksës nga Bashkimi Evropian. Në një deklaratë për mediat, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se propozimi i ri i qeverisë “Kurti” do të shqyrtohet, duke përsëritur se është e rëndësishme që sa më shpejtë të rifillojë dialogu i lënë pezull. Ndërkohë që vendimi i marrë nga Ekzekutivi do të jetë ndoshta një nga më të mëdhatë e politikës së jashtme të Kosovës, opozita ka filluar presionin kundrejt qeverisë “Kurti” duke dalë kundër reciprocitetit me Serbinë. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti se do ta heqë së shpejti tarifën ndaj mallrave serbe. Sipas Veselit është shqetësues nxitimi i tepruar i Kryeministrit për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe. “Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka thënë Veseli në një postim në rrjetin social, Facebook.

Haradinaj letër Kurtit

Ditën e djeshme, ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i është drejtuar Kryeministrit Albin Kurti me një letër të hapur në të cilën kërkonte mos heqjen e taksës. “Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Eurove për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blen armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terma të mjegullta siç është “reciprociteti”, tha ai. Më tej Haradinaj i ka kujtuar Kryeministrit se ardhja e Kosovës deri në këtë fazë ka ardhur vetëm falë sakrificës dhe qëndrueshmërisë. “Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje”, ka përfunduar Haradinaj.