BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Rajoni

Heqja e taksës, vijnë reagimet nga Kosova/Limaj: Kurti do të mbahet mend si një politikan që mashtron dhe gënjen

Heqja e taksës, vijnë reagimet nga Kosova/Limaj: Kurti do të

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Përmes një postimi në “Facebook”, Limaj deklaroi e Kurti do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen e ndryshon  qëndrimet.

“Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit. Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve. Në konferencën e sotme gënjeshtrën dhe sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk. Kaq për sonte. Për më shumë rreth kësaj teme, në ditët në vijim”, shkroi Limaj.