
E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Heqja e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, dështon mbledhja e komisionit të Jashtëm në Bullgari

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Qershor 2022

Mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bullgari, i cili do të dëgjonte Ministren e Jashtme Teodora Gençovska për propozimin nga presidenca franceze e Këshillit të BE-së në lidhje me procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut, është shtyrë. Partitë GERB dhe MRF insistuan që një vendim për rastin me Maqedoninë e Veriut të propozohet nga kryeministri Kiril Petkov.
Propozimi francez ende nuk është publikuar, por jozyrtarisht, sipas REL, ai përmban disa pika; Maqedonia e Veriut duhet të konfirmojë para OKB-së se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, se do ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutë, do t’i rehabilitojë viktimat nga komunizmi jugosllav, do të harmonizojë tekstet shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë, do t’i heqë të gjitha tabelat që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, ndërsa dy vendet do të dërgojnë qëndrime të njëanshme lidhur me pozicionet e tyre për gjuhën maqedonase.
Për këtë propozim në orët e pasdites pritej të mblidhej Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, dhe me mbështetjen e partisë GERB, propozimi do të miratohej nga deputetët në seancë plenare.
Parlamenti bullgar, ndërkohë, po debaton edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Mbështetje propozimit francez për Maqedonine e Veriut i ka dhënë edhe presidenti Rumen Radev, ndërsa kundër janë shprehur partitë tjera opozitare, përfshirë edhe partinë “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifonovit, e cila u largua nga Qeveria dhe paraqiti nismën për mosbesimin e Qeverisë.
Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit ndërmjet dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike.
Më të lexuarat


Lajçak paralajmëron zhvillime të reja: Mund të ketë një takim Kurti-Vuçiç para pushimeve të verës në Bruksel

‘Çmendet’ moti në shtetin fqinj me Shqipërinë, breshëri sa një kokërr vezë zbardh rrugët, lëndohet një grua

Erdogan kërcënon me daljen nga NATO, ja pse konflikti i ndezur mes Greqisë dhe Turqisë mund të shkaktojë një luftë të madhe në rajon

Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë, inteligjenca në Iran paralajmëron trazira në Manëz të Durrësit, ja kërcënimi që vjen nga Teherani

TRAGJIKE/ Trupi i një gruaje gjendet në bodrumin e banesës, ishte i mbuluar me beton. Zbardhen detajet zyrtare

"Po përjetoj abuzim"/ Gruaja ‘fundos’ priftin, përfundon në paraburgim pas denoncimit të saj: Dyshoj se...

Serbia, pika ku mund të plasë “Lufta e Tretë Botërore”, ja si Moska po tenton të helmojë Vuçiçin dhe pse NATO do të përfshihet në konfliktin e armatosur në Ballkan

Detaje tronditëse/ Nënë e bir gjetën vdekjen pasi makina e tyre përfundoi në ujë, flet dëshmitari: Ndaluan fillimisht, më pas i dhanë gaz!

Nuk ka “dritë në fund të tunelit” nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, ja precedenti i rrezikshëm që po alarmon Evropën

Vjedhje spektakolare, ‘skifterët’ i marrin biznesmenit 1 milionë euro në 6 minuta
