Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Historia e tmerrshme e babait që vrau të birin 14 vjeçar, para disa viteve përdhunoi një vajzë të mitur

Postuar: 24/05/2018 - 14:00

Vrasja e të birit nuk është akti i vetëm i tmerrshëm i babait nga Karaqevë e Komunës së Kamenicës. Vite më parë 60 vjeçari, Gani Bernjashi i cili mbrëmë e mbyti djalin e hasretit duke e rrahur keq, si dhe rrahu vajzën e tij 17 vjeçe, kreu edhe një krim tjetër të tmerrshëm. Po aq të tmerrshëm sa ky sot, shkruan Gazeta Express. Ganiu në vitin 1997 erdhi në Prishtinë dhe e dhunoi një vajzë të mitur 12 vjeçare.  Për këtë akt të tmerrshëm ai vuajti dënim me burg deri në vitin 2004. Ganiu kur ishte në moshën 40 vjeçe e kishte dhunuar një vajzë në Prishtinë. Për këtë punë ai i kishte mbajtur 7 vit burgim. Këto të dhëna i ka dhënë për Gazetën Express, Prokurori i krimeve të rënda në Gjilan i cili po merret me rastin, Shaban Spahiu. “Ne i kemi intervistuar familjarët, ndaj të dyshuarit kemi vënë masën e paraburgimit prej 48 orëve. Për personin thuhet të ketë qenë problematik. Ka kërkuar para por nuk është se ka pasur nevojë për to, ngase kushtet financiare nuk i kanë pasur edhe aq keq. Për të kemi informata se gjatë viteve të 90’ta e ka  dhunuar një të mitur”, ka thënë Spahiu për Express.

Ndaj të dyshuarit është duke u përgatitur kallëzimi penal.  Ganiu është i martuar me një grua të nacionalitetit boshnjak si dhe kishin një djalë dhe dy vajza nga kjo martesë.
Ndërkohë që trupi i pa jetë i 14 vjeçarit i cili u vra nga babai i është kthyer familjes për ceremoni mortore pas kryerjes së autopsisë.. Ai pritet që të varroset gjatë ditës së sotme.

Ganiu për një kohë të gjatë kishte ushtruar funksionin e lypsarit profesionist. Terrenet e tija të lypjes së parave në rrugë kishin qenë Prishtina e Mitrovica. Ai në fshatin e tij ku banonte në Karaqeve të Kamenicës, nuk njihej si person i qetë. Fqinjët për të kanë dhënë detaje rreth tij për Gazetën Express.

“Nuk kemi pas muhabet me atë person. Ai para shumë viteve kishte dhunuar një vajzë. Kërkonte para por kushtet në shtëpi nuk i kishte pasur të këqija. Dy trualle i kishte të blera, dhe del tash e mbytë djalin e tij të vetëm, kjo është makabër. Jemi të shokuar nga kjo”, i ka thënë Express’it njëri nga fqinjët  për Ganiun i cili e vrau me shkop djalin e hasretit.

Ai gjendet në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Por këto histori shokuese nuk janë të vetmet për të cilat njohët familja e  Bernjashit nga Karaqeva e Kamenicës.  Babi i Ganiut, para 30 viteve i kishte mbytur në bunar dy vajzat e tija. Këtë ia kanë pohuar Express’it fqëinjët e familjes Bernjeshi.

“”Para disa viteve babi i këtij Ganiut i ka mbytur të dy vajzat e tija”, thonë fshatart e Karaqevës.

E për gjthë këtë krim të rëndë, nga Prokuroria e shtetit thonë se po i vazhdojnë hetimet. Janë bërë eksaminimet e vendit të ngjarjes, si dhe shumë shpejte për këtë rast të rëdë do të publikohen detajet tjera. I njderi pritet të varroset sot gjatë ditës në varrezat e fshatit Karaqevë./GazetaExpress/

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/08/2018 - 22:46

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i bashkëngjitet liderëve tjerë të Luginës në mbështetje për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, por jo shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës

Postuar: 16/08/2018 - 13:52

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe Europë, "BILD",  ka dalë sot me titullin e madh:

Postuar: 16/08/2018 - 11:48

Dita e dasmës është dita më e rëndësishme për çdo njeri, por ndonjëherë gjërat shkojnë keq për ar

Postuar: 15/08/2018 - 23:57

Në qytetin lituanez të Kazlu Ruda, ndërtimi i poligonit të parë të standardizuar të forcës ajrore

Postuar: 15/08/2018 - 22:40

Një tërmet me i fuqishëm ka goditur Bosnje-Hercegovinën këtë mbrëmje.Sipas Qendrës Evropiane të S

Postuar: 15/08/2018 - 19:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos b

Postuar: 15/08/2018 - 14:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”