BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Rajoni

HISTORIKE! Exit Pollet në Serbi përtej parashikimeve: Ja sa mandate fitojnë shqiptarët në zgjedhjet serbe

HISTORIKE! Exit Pollet në Serbi përtej parashikimeve: Ja sa mandate

Në Serbi u mbajtën sot zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ndërsa kanë nisur të dalin edhe rezultatet e para.

Sipas Exit Polleve në vend Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate në Serbi.

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.

Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. Partia e Vuçiçit ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Daçiçit 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiç 11 mandate, etj.

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.