BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Rajoni

Hoti merr zyrtarisht detyrën, Kurti nuk e pret në zyrë, Isa Mustafa shpërthen në sulme kundrejt kreut të VV dhe Vjosa Osmanin

Hoti merr zyrtarisht detyrën, Kurti nuk e pret në zyrë, Isa

Duke filluar që dje, Kosova ka një Kryeministër të ri. Avdullah Hoti ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit. Ashtu siç pritej dorëzimi i detyrës nuk u bë nga paraardhësi i tij Albin Kurti por nga Sekretari Fitim Krasniqi. Në një ceremoni shtetërore në ndërtesën e qeverisë, Hoti nuk është pritur nga asnjë ish- zyrtar i Qeverisë së Kosovës dhe i vetëm ka parakaluar para Gardës së shtetit. Ish Kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk mund të bëjë dorëzimin tek një parti të cilën e konsideron si të paligjshme. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Kurti ka paralajmëruar mungesën në ceremoninë e dorëzimit të detyrës. “Nesër (të enjten), nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, ka thënë Kurti. Në ditën e parë të detyrës, Kryeministri Hoti zgjodhi të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Uron Presidenti

Marrja e detyrës nga Kryeministri i ri është përshëndetur ditën e djeshme edhe nga Presidenti Thaçi. “I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkroi Thaçi. Po ashtu, ai tha se duhet të vazhdohet me rimëkëmbjen ekonomike dhe të lëvizet me hapa më të shpejtë drejt integrimeve euroatlantike. “Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, vazhdoi ai. Në përfundim Thaçi i është referuar edhe Albin Kurtit duke i thënë se është duke u bërë gjithmonë e më qesharak. “Nga Kurti kërkohet pranim dorëzim sa më i lehtë i detyrës tek qeveria Hoti. Kërkohet që të heqë dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar, barrikadim që nuk i shërben as vetes së tij, as Kosovës. Pas shkarkimi ai po bëhet edhe më qesharak”, përfundoi ai.

Mustafa sulm VV dhe Osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë dje se bashkërendimi i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk bëri punë. Me një postim në Facebook Mustafa shkruan se Osmani i iku përgjegjësisë që të drejtojë Kuvendin e Kosovës, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për kryeministër, ndërsa Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit Hoti. Ndërkohë që mbi fillimin e mandatit të Kryeministrit dhe qeverisë së re ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosvë Christian Heldt, i cili kërkoi nga qeveria e re që të vendosë standarde në qeverisjedhe se duhet të bëhet vazhdimi i qeverisjes me transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. “Kosova ka një qeveri të re, të votuar nga shumica e nevojshme e 61 parlamentarëve të zgjedhur. Qeveria e mëparshme me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto tani janë standardet të cilat ne presim të fillohen”, ka shkruar Heldt. Ditën e djeshme në seancën e radhë, Kuvendi ka kryer edhe votimin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e menaxhimit të pandemisë COVID-19. Me 74 vota për dhe 10 abstenime Kuvendi i Kosovës ka votuar pro formimit të Komisionit. Në përbërje të këtij komisioni do të jenë: Mimoza Kusari-Lila kryesuese e komisionit, anëtarë nga LVV-ja Labinotë Demi-Murtezi dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nga LDK-ja anëtarë do të jenë Ekrem Hyseni, Ilir Ferati dhe Veton Berisha, nga PDK-ja, Eliza Hoxha do të jetë zëvendëskryesuese e komisionit dhe Bekim Haxhiu anëtarë, nga AAK-ja anëtarë do të jetë Shkumbin Demalijaj, nga Lista Serbe anëtarë Millosh Peroviq dhe nga Nisma, Endrit Shala.