BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Hoti takon delegacionin e SHBA, Kosova përfiton 100 mln USD investime, Grenell: Do ndryshojmë pamjen e rajonit

Hoti takon delegacionin e SHBA, Kosova përfiton 100 mln USD investime,

Ditën e djeshme delegacioni amerikan, i cili do të zhvillojë një tur takimesh ku përfshihen edhe Kosova e Serbia, kanë përfunduar takimin me politikanët kosovarë. Paraprakisht ishte lajmëruar që takimet do të zhvilloheshin vetëm me anëtarë të qeverisë dhe jo politikanë të tjerë. Pas takimit me delegacionin pjesë e së cilit ishte edhe i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka thënë se është i lumtur ta mirëpres delegacionin amerikan në Kosovë. “Prezenca e tyre tregon seriozitetin për zbatimin e një marrëveshje e cila po cilësohet marrëveshje historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Kishim një bisede të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes, do të lëvizim shpejt drejt zbatimin të kësaj marrëveshje. Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të punës, do të shndërrojë Kosovën dhe regjionin më të integruar. Ne jemi angazhuar si Qeveri dhe kemi bërë përgatitjet e duhura të lëvizim drejt zbatim të marrëveshjes”, tha ai. Ndërkaq, Grenell ka pohuar se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve. “Jemi këtu për të treguar zotimin dhe angazhimin tonë për marrëveshjen për normalizim ekonomik. Qytetarëve të Kosovës u janë bërë shumë premtime në të kaluarën, dhe ne përmes kësaj marrëveshje po bëjmë një zotim para jush që është zbatimi i marrëveshjes ajo për çka kemi ardhur. Ajo që ne po bëjmë përmes kësaj marrëveshjeje, dhe të gjithë stafet nga Shtetet e Bashkuara dhe përmes ambasadës amerikane, është që të shprehim përkushtimin tonë. Ajo që duam ne është përmbushja e marrëveshjes dhe të ecim përpara për një zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik, vendet e punës dhe energjia, do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit”, është shprehur i besuari i presidentit Trump. Më tej Grenell ka sqaruar se një tjetër delegacion pritet që të vizitojë Kosovën gjatë muajit pasardhës. “Në muajin e ardhshëm do të kemi një delegacion tjetër që do ta vizitojë Kosovën. Ne shpresojmë se do të na mbani llogaridhënës. Presidenti Trump mburret me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ishim këtu po të mos ishte ai. Trump na tha shkoni në Kosovë dhe zbatojeni marrëveshjen dhe mos e leni vetëm fjalë. Jam mirënjohës për zotimet e tij”, vijoi Grenell.

100 mln USD investime

Nga ana tjetër, Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler u zotua se do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë. “100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë së sa serioz jemi. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për të investuar”, sqaroi Boehler. Në delegacionin me 13 persona që ishte dje në Kosovë, përveç zotit Grenell ishin edhe shefi ekzekutiv i Korporatës së Zhvillimit Financiar të Shteteve të Bashkuara (DFDC), Adam Boehler që është edhe drejtuesi i delegacionit, zëvendës administratori për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Bonnie Glick, president dhe kryetar i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM) Kimberly Reed, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë të SHBA. Turi i vizitave të tyre do të kenë një kohështrirje prej gjashtë ditësh, nga 20 shtatori në 25 shtator. Ambasada amerikane në Prishtinë kishte paralajmëruar se qëllimi i vizitave ishte zhvillimi dhe ndihmesa financiare ndaj këtyre vendeve me qëllim avancimin e politikës së jashtme të SHBA. “Delegacioni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat. Udhëtimi i delegacionit vjen pas Marrëveshjeve historike midis Izraelit, EBA dhe Bahrejnit dhe marrëveshjes së normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. DFC, banka e zhvillimit të Amerikës, lehtëson investimet e sektorit privat dhe ofron një alternativë parimore të financimit ndaj regjimeve autoritare. DFC punon ngushtë me USAID, EXIM dhe agjencitë e tjera qeveritare për të promovuar zhvillimin dhe avancimin e politikës së jashtme të SHBA përmes mjeteve të saj të financimit”, sqarohej në njoftimin e ambasadës.