BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Rajoni

Hoti u përgjigjet deklaratave të Lajçak: I dini parimet tona për dialogun, nuk do të pranojmë cenim të territorit

Hoti u përgjigjet deklaratave të Lajçak: I dini parimet tona

Pas reagimeve të shumta nga politika kosovare lidhur me deklaratën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, se Kosova duhet të bëjë ndryshime të Kushtetutës për të vënë në funksion Asociacionin e Komunave Serbe, më në fund ka ardhur një reagim edhe nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Kryeministri ka deklaruar se shteti i Kosovës i ka vendosur parimet e tij referuar dialogut. Më tej ai është shprehur i bindur dhe ka siguruar qytetarët se nuk do të preket integriteti territorial si dhe karakteri unitar i Kosovës. Duke mos dashur të tregojë se a do të bëhen ndryshime kushtetuese apo jo, kreu i qeverisë kosovare tha se marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse e obligative që i adreson të gjitha çështjet në mes dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke. “I dini parimet që ne i kemi vendosur për procesin e dialogut që nuk bisedohet për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe kjo është hequr nga tavolina e bisedimeve, parimi i dytë është se nuk preket karakteri unitar i Kosovës dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet në mes dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke. Ne jemi në proces të dialogut dhe unë jam i kënaqur me progresin qe është bërë deri më tani, parimet që jemi duke mbajtur të cilët po respektohen nga partnerët tanë ndërkombëtar edhe nga ndërmjetësi i dialogut”, është shprehur Hoti. Më tej kryeministri Hoti është deklaruar edhe lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit dhe specifikisht për pikën që i referohet liqenit të Ujmanit dhe studimet e fizibilitetit që do të bëhen mbi këtë liqen. “Një ekip e ekspertëve të departamentit amerikan është në Kosovë, në Prishtinë janë duke i studiuar të gjitha modalitetet e nevojshme për të kryer këtë studim të fizibilitetit”, ka sqaruar Hoti. Lidhur me karakterin unitar të Kosovës është shprehur edhe Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani. Në një takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Frederic Meurice, Osmani ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale, vetëm kur drejtësia t`i paraprijë paqes e pajtimit. Kryetarja Osmani ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktual. Osmani ka thënë se marrëdhëniet e mirë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës datojnë që nga koha e presidentit Rugova, që para shpalljes së pavarësisë së vendit. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën.

Kosova me hapa konkret për zbatimin e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim konsultativ të ditës së djeshme me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael. “Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftimin për media. Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Ines Demirin është e emëruar nga shteti i Kosovës për të shërbyer në Izrael. “E nderuar qe? jam emëruar si e Ngarkuar me Pune? e Republikës se? Kosovës në Izrael! Pres me padurim këtë? sfide? te? madhe qe? nënkupton edhe pasionin tim te? madh për të thelluar edhe me? tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar më parë Demiri.