BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x
BREAKING NEWS

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime
x
BREAKING NEWS

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha zbërthen emrin e koduar të operacionit që shkatërroi tetë grupe kriminale

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha
x

Rajoni

I lindur në Prishtinë, kush është serbi që po organizon protestat kundër Vuçiç

I lindur në Prishtinë, kush është serbi që po organizon

Të shtunën janë organizuar protesta gjithandej në Serbi kunder regjimit të Aleksandar Vuçiç. Në fakt protestuesit po kërkojnë nga Vuçiç që te shfuqizojë ligjin për referendumin në Serbi që e ka nënshkruar së voni dhe ligjin për eksproprijim të pronës me të cilin u mundësohet një kompanisë multinacionale anglo australiane Rio Tinto që të hapë minierën e litiumit në Serbi, për çka organizatat ambientaliste që veprojnë në Serbi dhe ekspertët atje janë duke kundërshtuar me arsyetimin se në Serbi po shkatërrohet ambienti.

Zyrtarët serbë ndërkaq kanë thënë se për apo kundër kësaj kompanie qytetarët serbë do të shprehen në referendum. Por, kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Serbi pasi me ligjin e ri për referendumin ka ndryshuar censusi.

Tani nuk kërkohet që të dalin 50 përqind e qytetarëve në referendum që ai të jetë valid. Vuçiç ka mohuar që këto ndryshime po bëhen për t’i mundësuar kompanisë së minierave që të nisë punën me vullnetin e popullit.

Pikërisht referendumi dhe ligji për eksproprijim që lidhet me minierën e litiumit, ka nxitur protesta masive në mbi 30 qytete në Serbi ku jane bllokuar korridore të rëndësishme rrugore. Vuçiç të shtunën ka akuzuar njërin prej organizatorëve të protestave Savo Manojloviç të cilin e ka lidhur me Fondacionin Rockfeller nga i cili sipas tij Manojlovic merr para.

Aktivisti Savo Manojlovic thotë që unë ta shfuqizoj ligjin për referendumin, mua kjo nuk më shkon ndërmend, pasi sapo e kam nënshkruar. Serbinë nuk do ta udhëheq as Manojloviq e as Rockfelleri pa i fituar zgjedhjet” ka thënë Vuçiq me ironi.

E Savo Manojloviç i cili po akuzohet nga Vuçiç ka mohuar se Fondacioni Rockfeller është duke e financuar organizimin e protestave.

Manojloviç që është i lindur në Prishtinë në vitin 1986 dhe i shkolluar në Harvard, ka thënë se këtë po e bëjnë qytetarët atje. Manojloviç nuk ka përjashtuar që një projekt kundër ndotjes në të cilin është i përfshire ai të jetë financuar nga Rockfellerët. /Express

Më të lexuarat