BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

I vdiq nëna gjysmë ore pasi mori dozën e “AstraZeneca-s”, djali i saj nxjerr detajet e rënda: Para vaksinës bëri disa analiza dhe doli pa probleme, mjekët thanë se…

I vdiq nëna gjysmë ore pasi mori dozën e

Djali i 63-vjeçares, e cila ndërroi jetë gjysmë ore pasi mori dozën e vaksinës “AstraZeneca” u shpreh se vdekja e nënës së tij nuk u shkaktua nga sëmundja e saj”

Djali, Akis Ventouris tha se nëna e tij shkoi për të marrë vaksinën, ndërsa ajo më parë kishte bërë dhe ekzaminime të tjera sepse kishte sëmundje kronike të zemrës dhe diabet.

“Të gjitha sëmundjet që ajo kishte ishin të moshës së saj dhe janë sëmundje të zakonshme. Kohët e fundit, në fakt, ajo kishte kryer analiza, të cilat i dolën të pastra dhe nuk paraqisnin problem për të bërë vaksinën. Kështu që diçka tjetër e shkaktoi vdekjen e saj. Ajo kishte sëmundje kronike të zemrës dhe ishte diabetike, por gjithçka ishte në rregull, ekzaminimet ishin në nivele normale”, tha ndër të tjera Akis Ventouris.

Në fakt, varrimi i gruas fatkeqe u bë sot, pasi përfunduan ekzaminimet mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së saj, të cilat po presim të njoftohen nga Avokati i familjes, Antonios Sakaroudis.

“Nëse vaksina është shkaku i vdekjes së saj do të tregohet nga ekzaminimet mjeko-ligjore. Vëllai im dhe unë besoj se nuk ishte sëmundja e saj që duhet fajësuar por diçka tjetër, në fakt ekzaminuesit mjekësorë thanë kështu. Pjesa tjetër do të diskutohet me avokatin tim”, tha Akis Ventouris.

Më të lexuarat