BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

“I vendosën revolverin në kokë”/ Zbardhet dëshmia tjetër e bashkëshortit të 20-vjeçares që u vra në Greqi: Filluan të më lidhnin gojën me shirit!

“I vendosën revolverin në kokë”/ Zbardhet

Mediat greke kanë zbardhur një tjetër dëshmi të bashkëshortit të 20-vjeçares Carolinë Crouch, që u gjet e vrarë në banesën e saj në Athinë.

Piloti 32-vjeçar thotë se pa që bashkëshortja e tij u kërcënua me revolver. Ai tregon se një prej grabitësve e kapi rreth gojës e qafës dhe e rrëzoi në dysheme. Grabitësi vijonte ta mbante me dorë në shpinë ndërkohë që i lidhi gojën.

‘’Ndjeva armën dhe pashë personin tjetër që synonte gruan me revolver, nuk rezistova fare dhe rashë në dysheme. Unë u thashë atyre se paratë janë në dhomën e ndenjes. Ai filloi të më lidhte gojën me shirit me pistoletë. Ai më kapi në gojë dhe rreth kokës dhe qafës disa herë fort dhe vazhdoi të më mbante në dysheme, duke më shtyrë me dorën në shpinë’’– tha piloti.

Po ashtu ai përshkruan edhe grabitësit, më të gjatë se ai, me bluza të errëta, mëngë të gjata e doreza të zeza.

Sipas tij, një prej tyre mbante pistoletë të zezë kurse tjetri revole argjendi.

“Të dy burrat ishin më të gjatë se unë, që është 1.77. Ata kishin veshur rroba të errëta, bluza me mëngë të gjata dhe doreza të zeza në duar. Ata mbanin kapuçë me fytyrë të plotë në kokat e tyre dhe vetëm sytë e tyre dukeshin. Njëri mbante një pistoletë të zezë dhe tjetri një revole argjendi, ajo me mulli. Unë nuk mund t’i njoh dy të gjatët, pashë vetëm sytë e tyre dhe mbaj mend shikimin e tyre. Ai me revolen dukej më pak i sigurt për lëvizjet e tij, nuk ndërmori iniciativa ”.- tha Babis Agnastatopoulos.

Muajin e kaluar Babis Agnastatopoulos përjetoi një tragjedi pasi pa se si grabitësit që hynë për ti vjedhur të holla e sende me vlerë i mbytën gruan në prani të foshnjes së tyre.

Dyshohet se grabitësi që ka vrarë britaniken është shqiptar, edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër një prej pistave është se Agnastatopoulos mund të ketë bashkëpunuar me autorët e vrasjes për shkak të sigurimit të jetës nga gruaja e tij, pasi dhe dëshmitë që jep janë shpesh kontradiktore.