BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Rajoni

Ideja e ndryshimit të kufijve, Lajçak i prerë: Një skenar i tillë nxit luftë, jam tërësisht kundër këtij plani

Ideja e ndryshimit të kufijve, Lajçak i prerë: Një skenar

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për “non-paper”-in e publikuar së fundmi në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën. Lajçaku ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra. “S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak. Për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu s’është top-prioritet për të, Lajçaku ka thënë se “në politikë s’mund të zgjedhësh prioritetet, por ato të zgjedhin ty”, raporton “Telegrafi”. Siç raportojnë mediat, Lajçak ka thënë se ka shërbyer për një kohë të konsiderueshme si ministër i Qeverisë së Sllovakisë dhe se nga ajo eksperiencë ka mësuar që “nuk je ti që zgjedh prioritetet, por ato të zgjedhin ty”. “Unë kam qenë ministër në vendin tim për një kohë të gjatë. Dhe nuk është që t’i i zgjedh prioritetet, por prioritetet të zgjedhin ty. Dhe kjo vlen edhe për dialogun gjithashtu. Dialogu nuk është diçka që mund të pret, është i pranishëm në gjithçka që bën. Ne mbështesim prioritetet siç është krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia”, ka thënë Lajçak në organizimin e “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans”.

Sipas tij, plani kryesor që duhet të ndjekë Evropa është zgjerimi i saj me pranimin e shteteve të Ballkanit. Duke folur për reciprocitetin, për të cilin tha se më shumë e ka parë si detaj elektoral, Lajçak shtoi se dialogu i lehtësuar nga BE është e vetmja platformë që Kosovën dhe Serbinë e trajton si të barabartë në të gjitha aspektet. “Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta dhe njëjtë përfitojnë nga procesi apo njëjtë vuajnë nga mungesa e progresit”, ka thënë Lajçak.

Peticion kundër “non paper”

256 intelektualë nga vendet e ish-Jugosllavisë i janë drejtuar me një letër të hapur publike BE, SHBA dhe NATO-s, ku dënojnë  “non paper”-in slloven të kryeministrit Janez Janša,  rrjedhja në media e të cilit ka ngjallur jo pak debate në rajon. Në letrën e  publikuar në faqen online të Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, e cila ka edhe firmat e disa intelektualëve nga Kosova, dënohen idetë e hedhura për ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike. Firmëtarët akuzojnë presidenti serb Alekasandër Vuçiç dhe  homologun e tij në Kosovë Hashim Thaçi që e  mbështetën këtë ide. “Përqafimi i ndarjes së propozuar të Kosovës të bërë në verën e vitit 2018 nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, që u shit si “shkëmbimi i territoreve”, “demarkacion” dhe “korrigjim i kufirit”, së pari nga Federica Mogherini e BE, pastaj nga qeveria amerikane, devijoi nga gati dy dekada e politikës transatlantike (dhe në rastin e Amerikës, bipartizane). Axhendat nacionaliste të papërmbushura në të gjithë vendet morën menjëherë frymëzim. Endrrat e ndezura etno-nacionaliste nuk u zhdukën kurrë në Ballkan; ato ishin shtypur dhe penguar nga një Perëndim që shpresonte se procesi i zgjerimit të BE do të shmangte nevojën e parandalimit.

Më të lexuarat