BREAKING NEWS

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni konfirmon: "Imazhe autentike", këtu janë alienët

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni
x

Rajoni

Ideja e ndryshimit të kufijve, Roth i prerë kundër hartës së re në Ballkan, SHBA duan dialog Kosovë-Serbi

Ideja e ndryshimit të kufijve, Roth i prerë kundër hartës

Ndryshimi i kufijve në Ballkan është një temë që ka nxitur shumë reagime nga politikanët e këtij rajoni, por jo vetëm. Ditën e djeshme, ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth është deklaruar mbi ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Ai është shprehur kundër një vendimi dhe një hapi të tillë, duke e konsideruar një rrugë shumë të rrezikshme. Roth ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri shumë etnike. “Vendet në Ballkanin Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë çelës i paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme”, shkroi ministri Roth në llogarinë e tij në Twitter. Postimi i zotit Roth i referohet një dokumenti joformal (non-paper) të hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel. Në këtë dokument propozohet ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon.

Amerika kundër reciprocitetit

Një çështjet më të nxehta që kanë krijuar konflikt në Ballkanin Perëndimor, është marrëdhënia midis Kosovës dhe Serbisë. Kryeminiustrio i Kosovës Albin Kurti ka rikthyer në vëmendje çështjen e reciprocitetit, masë që e kishte marrë që në qeverinë Kuirti 1, por që më tej është hequr nga pasardhësi i tij Avdullah Hoti. Një vendim i tillë nuk është mirëpritur nga ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, i cili është shprehur se tani nuk është momenti dhe as koha e duhur që Kosova të rikthejë të tilla pretendime. “A ka Kosova të drejtë ligjore si vend sovran për ta bërë këtë, do të thosha ‘po’. Por, qeveria gjithashtu ka thënë se dëshiron të ketë qasje të kujdesshme për zhvillimin e strategjisë për dialog, që duan të flasin me partnerët e tyre ndërkombëtarë, si dhe me hisedarët brenda vendit dhe të hartojnë një qasje të kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse. Mendoj se kjo ka kuptim. Pra, duhet të bëhet dallimi në mes të asaj që Qeveria e Kosovës thotë se kemi të drejtë, mund të vendosim hapa të caktuar dhe thënies se do ta bëjmë këtë menjëherë”, është shprehur zoti Kosnett. Gjithsesi ambasadori amerikan e ka vlerësuar vendimin e qeverisë Kurti për të pasur një qasje më të sigurt dhe të përgatitur kundrejt dialogut, referuar deklaratës së do të përgatitet një plan dhe strategji e qartë në lidhje me dialogun me shtetin serb. “Mendoj se qeveria ka treguar qëndrim konstruktiv duke dëshiruar që të planifikojë dhe të bëjë përpjekje për hartimin e qasjes së saj. Jo vetëm të ngutet në një drejtim të caktuar. Prandaj, në këtë kuptim, mendoj se është e drejtë të themi se Kosova tashmë ka hyrë në procesin e dialogut. Dhe shpresoj se sa më shpejt do të ketë takime me Serbinë në Bruksel duke e kuptuar se nuk mund të mbyllet çdo gjë me një takim të vetëm, është proces”, është shprehur ai. Në lidhje me reciprocitetin, zoti Kosnett është shprehur se një gjë e tillë nuk duhet të vendoset tani dhe se duhen parasysh të gjitha skenarët ndërkohë që Kosova zhvillon strategjinë e përgjithshme në lidhje me dialogun. Ndërkohë, në lidhje me dialogun, edhe pse opozitës kosovare i është kërkuar nga ndërkombëtarët që të jenë pjesë e procesit, Shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. “Nuk kemi si të përfshihemi sepse kemi koncepte komplet të ndryshme, ata gjuajnë gazë lotsjellës, molotov, kanë bombarduar Kuvendin, Ne e kemi pozicionon në Kuvend, nga pozicioni i Kuvendit do të jemi konstruktiv, ata (LV-ja) nga ekzekutivi e kanë përgjegjësin, kemi edhe vendim gjykatës për këtë punë ku thotë se me këtë duhet të merret Qeveria ne nuk jemi në Qeveri. Çfarë me ba ne aty me ja mbajt çantën Albin Kurtit a”, tha ai.