BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Rajoni

“Ik o plak”/ Zbulohen detaje të rëndësishme mbi vdekjen e ish-ministrit, rrëfehet personi që pa gjithçka: U zunë dhe e qëlluan më shkop…

“Ik o plak”/ Zbulohen detaje të rëndësishme mbi

Një dëshmitar okular i vrasjes ish-ministrit grek Sifis Valyrakis ka thyer heshtjen dhe ka vendosur që të dëshmojë e tregojë para hetuesve gjithë çfarë di. Sipas tij, ish-ministri kishte dalë me varkë në det, dhe në një moment i ishte afruar një anije peshkimi.

Dëshmitari tregoi se mes dy palëve kishte nisur një sherr, dhe kishte mundur të dëgjonte vetë: Ik o plak!, kjo pasi sipas tij, peshkatarët amatorë nuk lejoheshin që të dilnin në det.

Më tej, dëshmitari tregoi se një prej peshkatarëve e kishte goditur dy ose tre herë me shkop dhe më pas ishin larguar. Për shkak të afësisë nga ndodhia, rreth 150 metra, dëshmitari pretendon se ka arritur që t’i identifikojë autorët.

Ndërkohë avokatët e familjes kanë ngritur një aktakuzë për shkelje të detyrës së Rojës Bregdetare.

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det në fund të janarit, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh. Alarmi për zhdukjen e tij u dha nga bashkëshortja, e cila këmbëngul se ai është vrarë. Ndërsa bën apel që drejtësia të zbardhë gjithë ngjarjen./Protothema

Më të lexuarat