
Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Incidentet në veri të Kosovës, ministri i Brendshëm Sveçla reagon ashpër dhe zbardh detaje të forta: Autorët janë ish- efektivë serbë të policisë, po tentonin të...

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet i cilësojnë si sulme terroriste incidentet e shënuara një ditë më parë në veri të Kosovës.
Ai tha se Policia ka vlerësuar se ato përbëjnë “sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje e veprave terroriste, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje dhe posedim i armëve”.
Në një konferencë për media në Prishtinë, Sveçla tha se në bazë të dhënave të para të mbledhura nga terreni, “qoftë nga policia, qoftë nga inteligjenca, një pjesë e këtyre kriminelëve” kishin qenë në të kaluarën pjesë e Policisë së Kosovës.
“Sipas informatave që kemi, disa prej tyre janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk po them të gjithë, por disa janë nga zyrtarët që kanë dhënë dorëheqje kohëve të fundit”, tha Sveçla.
Pjesëtarët e komunitetit serbë, që ishin pjesë e Policisë së Kosovës, u tërhoqën nga institucionet në veri në fillim të nëntorit, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me rirregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Sveçla tha se gjatë sulmeve janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri, teksa shtoi se autoritetet po punojnë që të gjithë të përfshirët të sillen para drejtësisë.
Më 6 dhjetor, autoritetet thanë se zyrtarët komunalë zgjedhorë u ndaluan që të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Ata ishin nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
“Këto grupe të mbështetura dhe të drejtuara nga Serbia, dëshmuan edhe një herë se janë kundër së drejtës fundamentale të qytetarëve të këtyre komunave për të vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokalë”, tha Sveçla.
Sipas Sveçlës, ngjarjet e 6 dhjetorit, kanë dëshmuar se në veriun e banuar me shumicë serbe, nuk ka ndarje etnike, por mes “qytetarëve dhe bandave kriminale”.
Më herët, Policia tha se grupe dhe persona të maskuar, duke përdorur “mjete të rrezikshme dhe granata dore, përfshirë të prodhimit jugosllav”, dëmtuan zyrat e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, por nuk raportuan për të plagosur.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë dënuar incidentet dhe kanë thënë se pas tyre qëndrojnë “bandat kriminale” që “financohen dhe dirigjohen” nga Serbia.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Këto komuna, të banuara me shumicë serbe, janë pa kryetarë që nga nëntori, pasi ata u dorëhoqën, në kundërshtim të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.
Zgjedhjet në këto komuna janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor. Por, KQZ-ja ka kërkuar që të ketë siguri për zyrtarët e saj, ndërkaq Shtetet e Bashkuara vlerësuan se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
I pyetur se a duhet të shtyhen zgjedhjet në veri, Sveçla tha se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të garantojë këtë proces, por shtoi se vendimin për shtyrjen apo jo të votimeve, e marrin Presidenca dhe autoritetet zgjedhore.
“Ne po presim planin e KQZ-së lidhur me aktivitetet e parapara që ky proces të shkojë mbarë. Në bazë të këtij plani, policia bën vlerësimet e nevojshëm dhe rekomandimet për institucionet politike vendimmarrëse, që përfundon me vendimin e presidentes Osmani”, tha ai.
Presidenca e Kosovës tha se do të marrë vendim për shtyrjen apo jo të zgjedhjeve, pasi të ketë pranuar vlerësimet nga organet e sigurisë dhe kërkesë nga KQZ-ja./REL
Më të lexuarat


SHBA bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE, media në serbi zbardh detajet e forta (Arsyeja)

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Parlamenti Evropian bën lëvizjen e papritur, ja vendimi që pritet të marrë

Temperaturat shkojnë - 8 gradë celsius, Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora, trashësia ka arritur 74 cm, ja si paraqitet situata

Flet babai i pilotit të avionit që u rrëzua në Greqi: Ja çfarë më tha ditën e fundit

Detaje të reja nga plani franko-gjerman: Serbia hyn në vitin 2030 në BE, përfiton ndihma masive nga Perëndimi, ja frontet e zjarrit që pritet të “djegin” Beogradin nëse Vuçiç refuzon marrëveshjen

Fondacioni gjerman publikon statutin, asociacioni në Kosovë do të financohet edhe nga Serbia, zbardhen detaje nga draft-rezoluta

'Perëndimi e aneksoi prej Serbisë'/ Kryeministri kroat reagon 'flakë për flakë' pas deklaratës së presidentit Millanoviç për Kosovën

Situata në Kosovë, analisti del me thirrjen e fortë: Kosova s'duhet të djegë të ardhmen për karrierën e Kurtit

Gabriel Escobar pret Ramush Haradinajn në DASH, zbardhen detajet e rëndësishëm nga biseda

E RËNDË/ 2 vjeçari konsumon lëng pastrues me acid, transportohet në spital dhe intubohet
