BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Rajoni

Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Shkupit: Nuk arrita të mbroj veten!

Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Shkupit: Nuk arrita të mbroj

Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov ka dalë pozitiv me koronavirus. Shilegov thotë se përkundër gjithë masave që ndërmori nuk ia arriti dot të mbrojë veten nga COVID-19.

Ndër të tjera ai thotë se nuk ka nevojë të shtrohet në spital pasi ka vetëm një rritje të vogël të temperaturës së trupit.

“Edhe përkundër të gjitha masave që janë ndërmarrë nga ana ime për sigurinë time dhe të gjithë atyre përreth meje, nuk arrita të mbroj veten nga Covid-19. Pasqyra klinike është e mirë, me rritje të vogël të temperaturës së trupit dhe pa nevojë për t’u shtuar në spital”.- shkruan Shilegov.

Ndër të tjera në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 4 persona por që nuk kanë asnjë simptomë të COVID-19.