BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Rajoni

Integrimi në BE, Gjermania kundër ndarjes të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, Heiko Maas i prerë

Integrimi në BE, Gjermania kundër ndarjes të Maqedonisë

Ditën e djeshme, ministri i Jashtme i Maqedonisë së Veriut, zoti Bujar Osmani ka qenë në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Pas takimit, homologët kanë organizuar një konferencë të përbashkët për media, në të cilkën është folur në lidhje me dokumentet “Non paper” të publikuara në media së fundmi. Në konferencën për shty, ministri Maas deklaroi se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga BE për të filluar negociatat antarësuese me Bashkimin Evropian. “Kushtet, për qasje në Bashkimin Evropian i ka përmbushur që një kohë të gjatë. Për këtë, vjeshtën e kaluar u përkushtuam shumë që të hapim konferencën e parë zgjeruese në kuadër të kryesimit tonë. Por, atëherë nuk arriti, dhe tani në kohën e kryesimit portugez dhe më tej punojmë në atë, sepse konsiderojmë se jo vetëm që ka kuptim, por është e patjetërsueshme. Kam dërguar mesazh të qartë, se të gjithë bashkërisht ecim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania qëndron në anën tuaj”, deklaroi ai. Më tej kryediplomati gjerman sqaroi se Gjermania nuk është e mendimit që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet t’i hapin të ndara negociatat me unionin, por duhet që të gjithçka të nisë në të njëjtën kohë. "Ky është një diskutim që e kemi bërë edhe më parë, por anasjelltas. Në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t'i ndajmë nga njëra-tjetra", tha ai. Një qëndrim i tillë i Maas është përkrahur dhe mbështetur edhe nga ministri maqedonas, i cili është shprehur se edhe pse Komisioni anëtarëson secilin vend në përputhje me përparimet që ka bërë: përvoja ka treguar se një rrugëtim i përbashkët është më i frytshëm, sepse përfiton nga efektet sinergjetike. Sipas një njoftimi të publikuar nga ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në takim u trajtuan tema lidhur me integrimin evropian të RMV-së, si dhe zhvillimet e fundit nga perspektiva rajonale. Osmani po ashtu e informoi ministrin Maas edhe për reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, me ç’rast u theksua se kjo betejë do të mbetet e paanshme dhe jo selektive dhe "gjithçka do të bëhet për të ruajtur edhe këtë vit notat e larta që Maqedonia e Veriut në vazhdimësi i merr nga Komisioni Evropian".

Maas flet për “non paper”

Gjatë konferencës është folur edhe në lidhje me “non-paper" për Ballkanin, gjë të cilën ministri gjerman e ka konsideruar si lajme të rreme. Maas i quajti ato "ajër i nxehtë", "fake news" dhe sugjeroi që të mos u kushtohet shumë vëmendje. "Parimi bazë i politikës gjermane eshte: heqja dorë nga ndryshimi i kufijve", tha ai. Ndërkohë kryediplomati maqedonas Osmani, e ka konsideruar një ngjarje të tillë si nxitëse e vizitës së tij në BE. “Jemi të shqetësuar dhe prandaj është ky angazhim i shtuar diplomatik për të sjellë këtë mesazh: Do të duhet patjetër të ngushtojmë hapësirën për shpërndarjen e këtyre non-paper-ve. Këto kanë gjetur hapësirë për shkak të mesazheve jo të qarta të Bashkimit Evropian sa i takon perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Sa më të qarta të jenë mesazhet, sa më i fuqishëm të jetë kredibiliteti i BE-së në rajon, aq më e ngushtë është hapësira që të dalin në shprehje dokumente të tilla. Pra, ajo që duhet bërë urgjentisht është që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në dhe me këtë të ngushtojmë dukshëm mundësinë për manovra të tilla”, është shprehur zoti Osmani. M,ministri maqedonas është shprehur gjithashtu se e sheh si të rëndësishme edhe përshpejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ndërpritet status-quo-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që të nisë një dinamikë e re e rrugëtimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.