
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Isa Mustafa: Vendimi i Kushtetueses nuk i bën fare mirë vendit, nuk mundet gjykata të shkruajë Kushtetutën

Shkruar nga Sonila Elezi 25 Dhjetor 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dhënë ditën e djeshme një deklaratë me anë të së cilës ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese dhe vendimin e saj të bërë publik së fundmi. Zoti Mustafa e ka konsideruar vendimin e marrë nga kjo Gjykatë për rrëzimin e Qeverisë “Hoti” duke u bazuar në votën e deputetit të dënuar Etem Arifi, si të padrejtë dhe mbi të gjitha jo profesional. Këtë qëndrim ai e ka argumentuar me faktin se deputeti në fjalë, më parë ka votuar edhe qeverinë e kryesuar nga Albin Kurti dhe Kryesinë e Kuvendit në atë kohë, dhe kjo situatë sipas tij nuk po merret në shqyrtim nga askush. Gjithsesi kreu i LDK-së ka bërë me dije se sado që nuk e mbështet dot një vendim të tillë, do të respektojë vendimin. “Unë nuk e kontestojë vendimin sepse ne jemi shprehur si LDK që do ta pranojmë vendimin dhe do të sillemi sipas këtij vendimi. Por unë mendoj se vendimet e tilla nuk i bëjnë mirë vendit sepse asnjë gjykatë në Kosovë nuk duhet të dalë dhe të sillet si organ suprem i shtetit të Kosovës dhe ai pastaj ndan drejtësinë sepse është Kushtetuta që i ka përcaktuar rregullat e sjelljes dhe nuk mundet Gjykata Kushtetuese në çdo rast të shkruaj pjesë të Kushtetutës ashtu siç po ndodh tek ne”, ka thënë ai. Mustafa ka përmendur edhe faktin që mandati i tij nuk po lidhet me qeverinë Kurti. “Ne nuk kemi pritur fare që Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim të tillë. Ai është zgjedhur deputet në këtë mandat. Vepra për të cilën është dënuar ai i takon legjislacionit të kaluar dhe rrjedhimisht ai ka pasur mandati në legjislacionin e kaluar. Ai ka marrë pjesë dhe ka votuar për të gjitha organet që kanë dal nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar edhe për Kuvendin edhe për Kryesinë e Kuvendit edhe për Qeverinë Hoti dhe Qeverinë Kurti dhe askush nuk e ka sinjalizuar se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Dhe tani është çështja vetëm te votimi i Qeverisë Hoti. Do të lihen anash votat për të tjerët”, tha Mustafa.
Tejkalimi i kompetencave
Në një prononcim për mediat vendase, ai ka hedhur një tjetër akuzë, duke u shprehur që Gjykata Kushtetuese del jashtë kompetencave të saj në momentin që “urdhëron” për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai ka hedhur edhe një hipotezë që duke qenë se që nga fillimi i votimit ë qeverisë Hoti, duke qenë se mandati i Arifit nuk është i vlefshëm, atëherë shumica e nevojshme për krijimin e përgjithshëm duhet të llogaritet me 119 dhe jo me 120 të tillë. Kjo sipas Mustafës nxjerr në përfundimin që gjithsesi qeveria aktuale i a numrat e nevojshme për tu quajtur një qeveri legjitime dhe për të vijuar punën.“Po ashtu nuk shoh asnjë arsye kushtetuese që Gjykata Kushtetuese t’i shpallë zgjedhjet. Nuk është në mandatin as në rolin e Gjykatës Kushtetuese që t’i shpallë zgjedhjet. Ajo mund të konstatojë në aktgjykim dobësitë ose lëshimet ligjore të cilat kanë ndodhur, por nuk është ajo që i shpallë zgjedhjet. Unë mendoj që nuk ka qenë as i drejtë dhe as profesional”, tha ai.
Mustafa mbi koalicionet parazgjedhore
Kreu i LDK-së është shprehuri bindur se në zgjedhjet e ardhshme, partia e tij do të shkojë e vetme dhe nuk shikon nevojën për të pasur ndihmë aq sa për tu mbështetur në një tjetër parti me anë të koalicionit parazgjedhor. Megjithatë, Mustafa la hapur mundësinë që të garojë bashkë me ndonjë parti të vogël. “Akoma nuk kemi vendosur në strukturat e LDK-së, por së shpejti do të organizojmë një mbledhje të kryesisë. Unë mendoj se do të garojmë vetëm. Mbesim të hapur për ndonjë subjekt të vogël. Por, koalicione parazgjedhore nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik”, ka thënë Mustafa.
Më të lexuarat


Pas përjashtimit të Albin Kurtit nga zgjedhjet e 14 shkurtit, kërcënohet me jetë kryetarja e KQZ-së

Masat ndaj Covid-19/ Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Ja çfarë do ndodhë me orën policore

Shkundet sërish toka, një tërmet i fuqishëm godet këtë shtet

Albin Kurtit i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, penalizohen dhe 46 emra të tjerë

Vuçiç përplaset me Haradinajn, kreu i AAK flet për bashkim Kosovë-Shqipëri, alarmohen serbët

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve, angazhohen 6 institucione për skanimin e 1.079 emrave

Një tjetër skandal seksual/ Arrestohet regjisori i njohur, aktorja: Më ka përdhunuar kur isha 17-vjeçare, na kërkonte të shkonim në mësim me fustane të shkurtra

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, vjen reagimi i fortë i zv.kryeministrit shqiptar Dritan Abazovic

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, bien në pranga edhe 4 zyrtarë të tjerë, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta

Zgjedhjet në Kosovë, mbyllen listat e kandidatëve, Vjosa Osmani rreth 10 emra në listat e Lëvizjes Vetëvendosje
