Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish-gazetari serb kërcënon se do të vetëvritet të premten në Prishtinë, ja cila është arsyeja

Postuar: 05/09/2018 - 19:07

Ish-gazetari serb nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhovic, po kërcënon se këtë të premte do të bëj vetëvrasje te rrethi i madh në hyrje të Prishtinës.

Bozovic ka bërë të ditur se një vendim të tillë e ka marrë pasi e kanë larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.

 “Nga sot jeta ime nuk ka vlerë. Kam vendosur që të premten më 7 shtator 2018 të vij në Prishtinë te rrethi kryesor që të kërcej dhe t’ia marrë vetes jeten. I thërras gjithë kolegët e mi gazetarë që të vijnë në ora 13:00 te vendi i ngjarjes”, i ka shkruar Bozhoviq në një mesazh me fotografi portalit “Zeri.info”, duke shtuar se nuk ka as fuqi t’u tregoj vajzave të tij se si ka luftuar për Kosovën, ndërsa sot ka mbetur pa punë.

Ai thotë se është anëtar i PDK-së, ndërsa më herët ka punuar edhe për Agjencionin Kosovarë të Inteligjencës (AKI).

I kontaktuar nga “Zëri”, Bozhovic konfirmoi se është larguar nga puna dhe se të premten do të vijë në Prishtinë për të kërkuar punë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk i ofrohet një vend pune, do të bëjë vetëvrasje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 19:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Prishtina ka sjellë gjithkënd që ka mundur në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Postuar: 15/02/2019 - 19:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ësht

Postuar: 15/02/2019 - 16:33

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka zhvilluar një takim me një delegacion të Sh

Postuar: 15/02/2019 - 15:56

Kryetari i PDK dhe njëherësh kryparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka kërkuar që të bëhet pezu

Postuar: 15/02/2019 - 15:45

Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti tha se dialogu duhet të përfundojë me njohje

Postuar: 15/02/2019 - 15:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një letre dërguar presiden

Postuar: 15/02/2019 - 15:23

Një grup nacionalistësh në Serbi e kanë fishkëlluar kryeministren serbe, Ana Brnabiç, kur ajo p