BREAKING NEWS

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën
x

Rajoni

Ish-Gjenerali i NATO: Ngritja e akuzave ndaj Hashim Thaçit pengon përparimin e Kosovës

Ish-Gjenerali i NATO: Ngritja e akuzave ndaj Hashim Thaçit pengon

Ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili ka qenë edhe udhëheqësi i bombardimeve ndaj forcave serbe në vitin 1999, në një intervistë për mediat kosovare, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit. Ndërkohë Wesley Clark ka folur edhe rreth mendimeve të tij lidhur me aktakuzën e pa provuar ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara. Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, theksoi gjenereali Wesley Clark. Gjenerali Clark deklaroi se nuk e ka idenë nëse akuzat e Gjykatës Specaile janë të vërteta apo jo, megjithatë sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe pas 20 vjet. Njeriu që udhëhoqi operacionin e NATO-s në më 1999, gjatë një vizite në Kosovë, Presidentin Hashim Thaçi i kishte cilësuar hero. Gjatë intervistës ai ka kujtuar edhe takimin e parë me ish-Drejtorin Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi. “Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin negociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së”, ka deklaruar mes tjerash gjenerali Clark. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë zyrtari i parë i lartë që u intervistua nga një gjykatë për krime lufte. Thaçi, ishte paraqitur në Hagë para prokurorit të Speciales në lidhje me dyshimet për krime lufte, dhe u intervistua katër ditë rresht. Thaçi ka thënë se dorëheqjen do të japë vetëm nëse i konfirmohet aktakuza.

Familjet e dëshmorëve: Aktakuza ndaj Thaçit, e padrejtë

Familjarë të dëshmorëve, të cilët ranë gjatë luftës çlirimtare, thonë se është e papranueshme aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale për presidentin e vendit, e kryetarin e PDK-së. Këto akuza për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, sipas tyre janë të rënda dhe të fabrikuara nga persona të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës. Ndërkohë, që shprehin dyshimin se këto po lidhen pikërisht në kohën kur është në prag, finalizimi i dialogut me Serbinë. Vëllai i dy heronjve të Kosovës, Fahri e Bahri Fazliut, jeton ende në banesën ku që nga viti 1982, kishte shërbyer për takime në bazë ilegale të shumë veprimtarëve të cilët shërbyen në luftën çlirimtare të Kosovës.

Në këtë banesë Fadil Fazliu kujton që vinin shpesh edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të dy këta si shokë të kamotshëm, që sipas aktakuzës dyshohet se janë përgjegjës për krime lufte. “Një bazë e cila i ka shërbyer prej vitit 82’ e deri gjatë luftës ilegalëve, njerëzve të organizuar për çlirimin e Kosovës. Këtu ka qenë Fadil Vataj, ka qenë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, ka qenë edhe Hashim Thaçi që po akuzohet sot dhe Kadri Veseli. Kanë qenë shpesh në takime, sidomos me Bahriun. Gjithë ky aktivitet i shumë njerëzve çlirimtare, e sot të akuzohesh për një veprimtari të tillë që se kemi bërë nga Gjykata Speciale, është e padrejtë”, tregon Fazliu për mediat kosovare. Fadili thotë se akuza të tilla janë të rënda për gjithë dëshmorët e veprimtarët, për çka shton se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë me ideale të larta. “Qysh në vitin 89’ jemi njohur me ta edhe e kemi bërë një rrugë të gjatë me ta. Arsyeja pse jemi njohur me ta ka qenë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët kanë pasur raporte me ta dhe i kanë njohur. Akuza e ngritur nga Gjykata Speciale i vlerësojmë si jo të mira, sidomos për familjarët e dëshmorëve, por edhe për veprimtarët tonë që kemi qenë. Është një akuzë e padrejtë. Të akuzosh veprimtarët të cilët veprojnë, luftojnë për çlirimin e vendit, e mos të akuzosh të pushtuarit të cilët na kanë pushtuar me vjet të tëra, një ndër ta edhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, e cila ka qenë luftë me ideale të larta”, tregon ai. Fadili thotë se të krahasosh pushtuesin me të pushtuarin është e rëndë.