BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Rajoni

Ish-krerët e UÇK dalin sërish para Gjykatës së Hagës, avokatët të irrituar me prokurorinë, akuza nuk jep dosjet hetimore

Ish-krerët e UÇK dalin sërish para Gjykatës së

Ditën e djeshme është mbajtur konferenca e katërt statusore para Dhomave të Specializuara në Hagë. Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deklaroi se hetimet e tyre po vështirësohen për shkak të pandemisë, si nga mungesa e informacioneve të dhëna nga prokuroria. Po ashtu, ata thanë se dosja paraprake e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është "jetike" për hetimet e tyre. Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Avokati i Thaçit, Prierre-Richard Prosper tha se ata e kanë të pamundur që të nisin hetimet në muajin prill. "Nuk mund të fillojmë hetimet e mbrojtjes në prill për shkak se nuk kemi marrë të gjitha materialet nga prokuroria", tha ai. Ndërkaq, avokati i Veselit, Ben Emmerson tha se problem paraqet edhe pandemia e koronavirusit. Ai theksoi se disa prej hetuesve në ekipin e tij, tashmë janë prekur nga koronavirusi, andaj ai tha që hetimet janë shtyrë për 2-3 javë. REL raporton se edhe mbrojtësi i Selimit, David Young tha se pandemia është bërë pengesë e hetimeve. Kjo sipas tij ka bërë që "të kemi hapa më të ngadaltë të hetimeve". Ai madje theksoi situatën me pandeminë në Kosovë, ku tha se ky vend nuk ka siguruar asnjë vaksinë, e është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur imunizimin. Mbrojtja planifikon, që për të përgatitur rastin e saj për gjykim, të vizitojë edhe Kosovën, që të intervistojë dëshmitarë, që do të mund të shërbenin për rastin e tyre. Në këtë konferencë statusore nuk është diskutuar lidhur me datën eventuale të nisjes së gjykimit. Ndërkohë, David Hooper avokati i Thaçit, pas fjalës së prokurores së Speciales tha se kundërshton urgjencën që gjykimi në këtë rast të fillojë sa më shpejtë për të gjitha arsyet praktike që i kanë paraqitur më parë.

Kërkesat e mbrojtjes për dëshmitarët

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou njoftoi se mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit kanë paraqitur kërkesa me shkrim që të kenë qasje në intervistat dhe dokumentet e tjera të dëshmitarëve. Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se bëhet fjalë për deklaratat e 19 dëshmitarëve. Prokuroria tha se janë duke punuar që të nxjerrin materialet, por theksoi se kërkesa e mbrojtjes ka të bëjë me deklaratat paraprake dhe jo për intervistat e dhëna pranë Prokurorisë. Por, avokati i Thaçit, David Hooper u shpreh kritik ndaj sistemit të nxjerrjes së materialeve, duke e cilësuar atë si jo të dobishme, ndërkaq theksoi se atmosfera në mes të mbrojtjes dhe prokurorisë është gjithnjë e jo më bashkëpunuese. "Nxjerrja (e materialeve) të bëhet e vazhdueshme. Të na jepet komplet, shembull paketën e dëshmitarit A dhe çdo dokument që lidhet me të, që ta mund ta shqyrtojmë deklaratën e tij", tha ai, duke shtuar se mbrojtja po ashtu kërkon një listë paraprake të dëshmitarëve që prokuroria dëshiron t'i përdorë në gjykim. Ai po ashtu kërkoi që të ketë dokumente të lidhjes së dëshmitarëve dhe materialeve që i dorëzohen mbrojtjes. Hooper madje tha se ndonëse prokuroria iu ka ofruar dokumentin prej 60-70 faqesh të intervistës së Thaçit para Dhomave të Specializuara - që e ka dhënë në korrikun e kaluar - ky institucion nuk i ka ofruar mbrojtjes dokumentet që i janë paraqitur Thaçit gjatë intervistimit. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou e pranoi këtë kërkesë të mbrojtjes dhe urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t'ia dorëzojë mbrojtjes të gjitha dokumentet që u janë prezantuar të akuzuarve gjatë intervistimit. Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në të ardhmen duhet të prioritizojë nxjerrjen e materialeve që kanë të bëjnë me dëshmitarët, dhe të cilat mund të jenë materiale shfajësuese. Giullou po ashtu tha se prokuroria duhet t'i nxjerrë intervistat e dëshmitarëve në të njëjtën dosjen e nxjerrjes së informacioneve. "Kjo do ta ndihmonte mbrojtjen në punën e saj", tha ai.

Më të lexuarat