Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish-ministri përfshihet në skandal seksual/ Abuzoi me 17-vjeçaren, vetëdorëzohet në polici

Postuar: 11/09/2018 - 12:37

Një skandal seksual ka shpërthyer në arenen politike. Ndërkohë që policia pas denoncimit të një vajze të mituir ka nisur edhe hetimet.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual.

Indeksonline mëson se Baliq, i cili për një kohë të shkurtër ushtroi edhe postin e zëvendës/ministrit në Qeverinë “Haradinaj”, ka abuzuar me një të mitur. Burime tona tregojnë se 60 vjeçari (1958) është përfshirë në një abuzim seksual me 17 vjeçaren e komunitetit boshnjak, Selma M.

Rasti në fjalë është raportuar nga prindi i viktimës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, organet e sigurisë kanë intervistuar ish-zv/ministrin Baliq i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe Stacioni i Policisë së Kosovë në Pejë. Zëdhënësi për Informim në këtë rajon, Driton Rugova ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin në fjalë.

“Po, është lajmëruar një rast për abuzim seksual me një të mitur. Rasti është në Prokurorinë e Shtetit. Personi nuk është arrestuar, por është vetdorzuar në polici dhe më pas prokurori përkatës e ka liruar të njëjtin në procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai.

Numan Baliq që nga paslufta njihej si numri një i boshnjakëve në Kosovë. Ai ishte deputet në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliq ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003. Mirëpo, as ky post nuk i kishte zgjatur shumë.

Kryeministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi  e kishte shkarkuar për disa arsye. E ky vendim e kishte irrituar tej mase Baliqin.

“Derisa as vetë kryeministri nuk është zgjedhur me procedurë ligjore, nuk ka të drejtë të më shkarkojë nga ky post”, kishte deklaruar ai, duke shtuar se prapa vendimit të kryeministrit Rexhepi për shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë qëndrojnë edhe strukturat e PDK-së.

Vlen të theksohet se  së fundmi Numan Baliq nuk arriti të ushtrojë detyrën e zv/ministrit për më shumë se 30 ditë.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar të njëjtin me 23 dhjetor.  “Shkarkimi i tij erdhi si rezultat i marrëveshjes politike që ekziston me partinë nga Komuniteti i të cilës vjen Baliq”, ishte konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 16:14

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit.

Postuar: 24/09/2018 - 12:25

E përditshmja franceze “Le Monde” botoi dy artikuj rreth shkëmbimit të mundshëm të te

Postuar: 24/09/2018 - 10:06

Pas lajmit se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe ai i Rusisë Vladimir Putin do të takoh

Postuar: 24/09/2018 - 08:18

Sipas analistëve dhe zyrtarëve të qeverisë së Prishtinës, dëmet e luftës që Serbia i ka shkaktuar

Postuar: 23/09/2018 - 22:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Postuar: 23/09/2018 - 20:57

Një person ka humbur jetën ditën e sotme, pasi u qëllua me armë zjarri.

Postuar: 23/09/2018 - 17:52

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur drejt SHBA-ve, në një vizitë zyrtare në kuadër të m