BREAKING NEWS

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i Shëndetit Publik në Amerikë konfirmojnë fakte tronditëse nga studimet e bëra: Sjellin një shpërthim çekuilibri të sistemit, sëmundje e Alzaimer, përfundimisht në tru...

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i
x

Rajoni

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut përfundon në burg

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut përfundon

Ish-ministrja e brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska është dërguar në burg pasi Gjykata Supreme konfirmoi dënimin për rastin ”Tanku”.

Policia ka konfirmuar se ish ministrja do të vuajë dënimin prej 4 vitesh burg. Ajo ngarkohet për rastin "Tanku", për blerjen e një makine luksoze nga Qeveria e Nikolla Gruevskit, raportojnë mediat maqedonase. I menjëhershëm ka qenë reagimi i VNRO-DPMNE-së.

“Gordana Jankulloska është viktimë e padrejtësive dhe persekutimit politik të mafias së Zaevit. Jankulloska shkon në burg për një makinë që e vozit dhe përdor Zoran Zaevi dhe mafia e tij, dhe në të njëjtën kohë kur e njëjta qeveri shpenzon mbi 8 milionë euro për të blerë automjete të reja zyrtare”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Ish ministrja Jankullovska njihet si politikane anti shqiptare. Këtë ajo e ka vërtetuar në në aferën e përgjimeve, ku në komunikim me kolegë partiak për shqiptarët ka përdorur vokabular të ulët dhe nënçmues.