Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish-presidenti i SHBA, George W. Bush, uron Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë

Ish-presidenti i SHBA, George W. Bush, uron Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë

Postuar: 17/02/2018 - 15:36

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush ka uruar sot shqiptarët me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
 
Në një letër ai ka thënë disa fjalë me rastin e kësaj dite të rëndësishme për Republikën tonë.
 
Bush ka përmendur edhe momentin kur SHBA ka njohur shtetësinë e Kosovës.
“Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”, ka shkruar ndër të tjera.
 
Letra e plotë:
 
Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës të cilët festojnë 10 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të nxitur lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhjetë vjet më vonë, kjo ditë historike është një reflektim i angazhimit të vendit për të vazhduar ndjekjen e standardeve më të larta të dinjitetit njerëzor dhe për të çuar përpara çështjen e lirisë. Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë. Zoti të bekoftë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:21

Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur mes nxënësve të një shkolle në qytetin e Malishevës në Kosovë.
 

Postuar: 20/09/2019 - 21:44

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për gjyqtarin të

Postuar: 20/09/2019 - 20:05

Një rrëfim rrëqethës i vogëlushes Yllka, ka përlotur kryetrin e Partisë demokratike të Kosovës, K

Postuar: 20/09/2019 - 18:51

Një stuhi brenda natës shkaktoi breshër dhe reshje të rënda shiu në pjesë të mëdha të Greqisë,

Postuar: 20/09/2019 - 18:41

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se askush nuk do të lejohet t’i

Postuar: 20/09/2019 - 16:49

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Amerika pret nga vendi i tij që ta njohë Pavarësi

Postuar: 20/09/2019 - 15:10

Katica Janeva qëndron në paraburgim pasi gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar garancin