
12 orë në humnerë/ Zbardhen detajet e rënda, nxirret efektivi i Policisë që ra gjatë kontrolleve për kanabis. Pritet helikopteri për ta sjellë me urgjencë në Tiranë. Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon...

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Ish-zëdhënësi i NATO: Ballkani sërish në rrezik, ja çfarë mund ta shpëtojë nga lufta

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Maj 2022

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka thënë se Bashkimi Evropian më në fund e ka kuptuar që vendet e Ballkanit duhet të pranohen urgjentisht në BE pas agresionit rus në Ukrainë, derisa ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet të zgjedhë mes BE-së dhe Rusisë, “nuk do të jetë më e mundur të ulesh në dy karrige”. “Politika e kaluar ishte e keqe, e vuri të gjithë përgjegjësinë për anëtarësim në kurrizin e vendeve të rajonit, BE-ja duhej të ndihmonte më shumë dhe të ishte më aktive në ndihmën e transformimit”, tha Shea në një intervistë për median kroate Index.rh. Sipas tij, tani kemi sërish shumë aktivitete, “shohim se kancelari gjerman Olaf Scholz organizoi një takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pati një turne të madh në rajon. I dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar është gjithashtu aktiv. Perëndimi tregon se Ballkani është sërish i rëndësishëm për të”. Ai mendon që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet të zgjedhë ose të rreshtohet krahë Perëndimet ose Rusisë, pasi Beogradi ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. “Vuçiç duhet të kuptojë se Perëndimi dhe Rusia do të largohen gjithnjë e më shumë për shkak të luftës në Ukrainë dhe se nuk do të jetë më e mundur të ulesh në dy karrige. Ai do të duhet të zgjedhë. Vuçiç thuhet se tha se do ta bënte këtë në gjashtë javët e ardhshme. I takon atij të vendosë”. Ndërsa Finlanda dhe Suedia kanë njoftuar se duan të bashkohen me NATO-n, por presidenti kroat Zoran Milanoviç ka kërcënuar që do t’i bllokojë me qëllim ndryshimin e ligjit zgjedhor të BeH. Megjithëkëtë, Shea konsideron që hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i jepte një thellësi të re strategjike dhe do të lehtësonte ndjeshëm mbrojtjen e shteteve baltike.
Më të lexuarat


Abazoviç i përgjigjet ftesës për “Ballkanin e Hapur”, Vuçiç paralajmëron ndryshimin e madh për Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë

Vrau gruan në sy të foshnjës, piloti grek do ta kaloj pjesën e tjetër të jetës në...

E tmerrshme/ Pëson hemorragji në tru, foshnja 6 muajshe del pozitive me...

Saga Turqi-Greqi rrit tensionet, Erdogani tha se s’do ta shohë më me sy, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' kryeministri grek: Athina e fortë i shqetëson disa!

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës, në vendin e ngjarjes ambulancë, zjarrfikëse dhe forca të policisë

Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fortë godet shtetin fqinj me Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Perëndimi nis zbatimin e planeve për të zhdukur influencën ruse në Ballkanin Perëndimor, ja çfarë po përgatit SHBA dhe Britania deri në vitin 2025

Paralajmërimi tronditës i politikanit të njohur serb: Vuçiç është afër helmimit ose vrasjes brutale nga rusët

Tërmeti i fortë shkund shtetin fqinj me Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Në prag të telefonatës me Putin, Vuçiç fton Malin e Zi që të bashkohet me “Ballkanin e Hapur”, Scholz vizitë në Beograd për të bllokuar “kalin e Trojës” së Rusisë
