BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Rajoni

Ja çfarë ndodhi në takimin në Bruksel, Albin Kurti kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës, Vuçiç nuk pranoi dhe luajti me kartën e Asociasionit, BE fajëson të dyja palët

Ja çfarë ndodhi në takimin në Bruksel, Albin Kurti

“Tym i zi” nga takimi në Bruksel mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve. Në përfundim të takimit Vuçiç tha se bisedimet përfunduan pa sukses në gjetjen e një rruge drejt procesit të dialogut. Në konferencë për gazetarët Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell propozoi si zgjidhje implementimin paralel të obligimeve që dalin nga Dialogu dhe Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar Asociacionin si prioritet. Ai tha se Albin Kurti, s’ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si një hap i parë. Sa i takon Vuçiçit, ai tha se presidenti serb ka pranuar propozimin evropian, edhe pse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin. Ndërsa kryeministri Kurti i ka cilësuar si kushtëzim të zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me Asociasionin propozimet nga Serbia dhe se për këtë arsye nuk ka patur kompromis.

Reagimi i Kurtit

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi tha se nuk ka pranuar propozimet, të cilat sipas tij, kushtëzojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me Asociasionin. Kurti ka thënë se dokumenti i propozuar sot nga Serbia, s’është propozim por kushtëzim, duke shtuar se të vetmin propozim sot në Bruksel e ka bërë Kosova. “Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë. Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasë një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit. Dokumenti nuk ka datë, po rrjedha është e qartë që ky dokument është shkruar marrëveshja. Nuk ka pasur asnjë propozim në tryezën e Brukselit, përveç se asaj që kam sjell unë si kryeministër”, tha Kurti. 

Reagimi i Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe ndërmjetësit europianë, ka folur para gazetarëve në Bruksel. Pas 3 orësh takime të veçanta dhe trepalëshe, bisedimet përfunduan pa sukses. Vuçiç foli dje edhe për zgjedhjet në veri të vendit, i cila tha se nëse kryetarët aktualë dorëhiqen, ai do t’i bindë serbët të dalin në zgjedhje. “Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Është e kotë të flasim për këtë tani”, tha ai kur u pyet nëse është folur për zgjedhje në veri. Sipas tij kryeministri Albin Kurti po shmang formimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe. “Të gjithë kemi kërkesat tona. Kosova i ka kërkesat e veta, ne i kemi tonat. Tek e fundit ne si Serbi i ka pranuar kompromiset e BE-së. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ik reformave, do të thotë formimit  të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj”, tha ai. Ai shtoi se në takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe se ka theksuar se arrestimi dhe ndalimi i përditshëm i serbëve shqetëson dhe pengon çdo proces të vendosjes së marrëdhënieve racionale. 

Reagimi i BE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në konferencën për media deklaroi dje se Brukseli ka propozuar si zgjidhje implementimin paralel të obligimeve që dalin nga Dialogu dhe Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar Asociacionin si prioritet.  Megjithatë thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si një hap i parë. Borell thotë se Vuçiç e ka pranuar propozimin evropian, edhe pse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin. “Fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdojë për fillimin e procesit të krijimit të Asociacionit. Ai insistonte në formalizimin e njohjes de-facto, si hap i parë. Duhet të them që Vuçiç e pranoi propozimin evropian për implementimin e marrëveshjes. Ai erdhi me propozimin e vetë, por e pranoi propozimin tonë. Provuam fortë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kapërcenim dallimet. Nuk kishte progres në de-eskalimin e tensioneve në veri. Si rikujtesë, 27 shtete anëtare kanë kërkuar për hapa konkret për zgjidhjen e krizës. Disa hapa janë marrë nga Kosova, por ata dështuan të plotësojnë kushtet për de-eskalim të plotë”, ka thënë Borell.