
Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e vërteta që ju nuk e dini

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është kontaktuar sulmuar Ilir Metën

Dosja McGonigal/ Klodiana Lala zbardh detaje të pathëna: Ish-agjenti vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga ambasada, ja kush është Kutia e Pandorës

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

Artan Hoxha tregon si e gjeti Charlie McGonigal te restoranti i njohur: Ishte në tavolinë me ish-politikanin biznesmen

“Jemi më pranë se kurrë ‘amnistisë fiskale’”/ Artan Hoxha ironizon projektin e Portit të Durrësit dhe zbardh prapaskenat e forta: Çmimi ”dysheme” nis nga...

“Vetëm Luiz Ejlli e përmbys Ramën”/ Ish deputeti habit me deklaratën: Nuk janë burra shteti, por...

“Koha e tyre ka përfunduar”, Hoxha del me deklaratën e fortë kundrejt Ramës: Bandat e tij humbet përballë uraganit blu

Ja detajet nga fjalimi “përvëlues” i Vuçiç në Samitin e 6 dhjetorit në Tiranë, Serbia do të tregojë para liderëve të BE se cilat janë vijat e kuqe për Kosovën

Shkruar nga Alfrida Shanaj 5 Dhjetor 2022

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka folur për Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më datë 6 dhjetor. Ai tregoi për vijat e kuqe që do të fliten në Samit për Kosovën nëse Vuçiç do të jetë i pranishëm. “Çdo marrëveshje që nuk e përfshin Kosovën si shtet të pavarur dhe njohjen e saj, pra anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, është temë e mirë dhe bazë për diskutime të mëtejshme. Prandaj, ne jemi larg një propozimi përfundimtar, por kur Serbia ka thënë qartë se cilat janë linjat tona të kuqe, por ne jemi të gatshëm të bisedojmë, është e rëndësishme të marrim pjesë në bisedë”, theksoi Daçiç. Kujtojmë se pak ditë më parë kryediplomati serb ka folur me tonë të ashpra në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Unë paralajmërova për kompleksitetin e çështjes së anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe përmenda se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë," është shprehur Daçiç.
Rama: Serbia do të jetë pjesëmarrëse në Samit
Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë në lidhje me bojkotin e Serbisë në Samitin e BE-së është shprehur se Serbia do të jetë pjesëmarrëse në këtë samit. Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit", tha Rama. Më pas ai shtoi se e kundërta do të ishte katastrofike për Serbinë dhe atë vetë. Pak ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë konferencës për media me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi se nuk është penduar për asnjë deklaratë që ka bërë ditët e fundit për çështjen e Kosovës apo edhe për vendimin për samitin në Tiranë, për të cilin tha se nuk do të marrë pjesë. Por komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian ka insistuar në lidhje me pjesëmarrjen e Serbisë ne samitin BE-Sëduke thënë që Vuçiç duhet të jetë prezent në Samitin e Tiranës. Shkak i refuzimit u bë emërimi i politikanit Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim i cili mbahej nga kryetari i dorëhequr i Listës Serbe GoranRakiç. Pas kësaj Vuçiç u shpreh se në lidhje me këtë çështje do të marrë një vendim në fundjavë.
Ndizen tensionet pas deklaratave të Vuçiç
Situate e tensionuar në Ballkan ka tërhequr dhe vëmendjen e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë të cilët në një postim në Facebook ata janë shprehur se janë të shqetësuar nga gjuha nxitëse dhe denigruese e Vuçiçit. Sipas tyre me ketë lloj gjuhe cënohet paqja dhe siguria e rajonit. “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke i përcjellë me shqetësim deklaratat e fundit konflikt nxitëse dhe përdorimin e gjuhës denigruese të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Ministrit të posa emëruar për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiç, dhe bashkëpunëtoreve të tij të komunitetit serb që nuk pajtohen me politikën e Serbisë”, vijon postimi.
BE: Kosova dhe Serbia të kenë sjellje evropiane
Kujtojmë se pas deklaratës së presidentit serb Vuçiç, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve midis tyre. Zëdhënësi Peter Stano u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kenë sjellje Evropiane. ‘Nëse keni aspirate evropiane, silluni në mënyrë evropiane. Mënyra evropiane do të thotë të përmbaheni nga hapat që rrisin konfrontimin . Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen për zgjidhje evropiane”, ka deklaruar ai. Gjithashtu, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi është skeptik se mund të arrihet marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi deri në mars të vitit 2023. Ai thotë se ka vonesa nga Bashkimi Evropian për takimin e radhës Kurti-Vuçiç, pavarësisht marrëveshjes për targa dhe premtimeve për intensifikim të dialogut në kuadër të planit franko-gjerman
Më të lexuarat


Gabriel Escobar pret Ramush Haradinajn në DASH, zbardhen detajet e rëndësishëm nga biseda

E RËNDË/ 2 vjeçari konsumon lëng pastrues me acid, transportohet në spital dhe intubohet

"Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia", Presidenti kroat Millanoviç del me deklaratën e papritur

Vuçiç më i vendosur se kurrë: Serbia nuk anëtarësohet në NATO, ndjesia e bombardimeve ende e freskët

Aleanca për Shqiptarët në qeveri? Nisin negociatat në Shkup, zbardhen me shpejtësi detajet e fundit

Haradinaj akuzon Kurtin dhe plas deklaratën e fortë: Së bashku me Serbinë, po e përdorin Asociacionin për ta penguar marrëveshjen e madhe

Çfarë po "zihet"? Dy avionë luftarakë turq fluturojnë mbi Athinë, zbardhen me shpejtësi detajet

Deklaratë shokuese e Presidentit të Kroacisë: Kosova i takonte Serbisë, u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare

Një javë e stuhishme politike për Serbinë e Kosovën, nga takimi i “nxehtë” për Prishtinën brenda ambasadës së SHBA për Asociacionin dhe plani franko-gjerman që do të ndezë parlamentin serb

Zbardhen detajet e reja/ Rrëzohet avioni në Greqi, ka të vdekur
