Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja momenti më prekës i Srebrenicës, nëna boshnjake i vendos Vuçiçit në xhaketë simbolin e gjenocidit: Të arrihet pajtimi!

Ja momenti më prekës i Srebrenicës, nëna boshnjake i vendos Vuçiçit në xhaketë simbolin e gjenocidit: Të arrihet pajtimi!

Postuar: 11/07/2015 - 17:56

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbërritur në Potoçari pranë Srebrenicës, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të gjenocidit, prej ku është pritur nënat e këtij vendi, ndërsa njëra nga nënat i ka vendosur Lulen e Srebrenicës, simbolin e gjenocidit.
 
Nënat e Srebrenicës i dëshiruan mirëseardhjen Vuçiçit, e falënderuan për ardhjen dhe shprehën shpresën për një të ardhme më të mirë.
 
“Faleminderit që keni ardhur në vendin e gjenocidit”, ka thënë një nga nënat e Srebrenicës.
 
Nënat thanë se në themelet e së vërtetës duhet të arrihet pajtimi. Ndërkohë, Vuçiç para ardhjes së tij në Potoçari tha se Serbia në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje dënon krimin e tmerrshëm që ndodhi 20 vjet më parë në Srebrenicë dhe neveritet nga ata që morën pjesë në të.
 
Në deklaratën e tij, kryeministri i Serbisë theksoi se nuk ekzistojnë fjalet me të cilat dikush mund të shprehë keqardhje dhe pikëllim për të vrarët. Siç raportojnë korrespondentët e AA nga Potoçari, Vuçiç nuk ka dashur të japë deklarata gazetarëve të shumtë, por qëndroi në rradhë për t’u regjistruar në librin e ngushëllimeve.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 22:52

Sekretari Pompeo takoi të martën në New York, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një drekë pune në të cilën diskutuan për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropia

Postuar: 20/08/2019 - 17:41

Një grua nga Kosova është gjetur e pajetë në një pus.

Postuar: 20/08/2019 - 16:29

Kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, është rrahur nga disa persona

Postuar: 20/08/2019 - 15:22

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferovic, Zhelko Koms

Postuar: 20/08/2019 - 15:17

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomis

Postuar: 20/08/2019 - 15:10

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka takuar sot kreun e Nisma-s, Fatmir Limaj me të cilin

Postuar: 20/08/2019 - 15:08

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përgëzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për ri