BREAKING NEWS

Putini i tregon “vijat e kuqe: NATO: Nëse dërgon trupa në Suedi dhe Finlandë, ne do të përgjigjemi

Putini i tregon “vijat e kuqe: NATO: Nëse dërgon trupa në
x
BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x

Rajoni

Ja plani i Londrës dhe Uashingtonit për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE për ta integruar

Ja plani i Londrës dhe Uashingtonit për të marrë nën

Një plan i bujshëm vjen nga Londra. Kryeministri Boris Johnson me “bekimin” amerikan po projekton të ndërtojë “një sistem të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake-alternativë ndaj Bashkimit Evropian që mbledh vendet të bashkuar nga mosbesimi ndaj Brukselit. Ky plan i Britanisë prek direkt edhe Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk po shkon askund, sigurisht jo për Ballkanin Perëndimor dhe një nga arsyet për këtë është presidenti Emmanuel Macron. Lideri i Francës, kur iu referua kërkesës së Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE, tha se mund të duhen dekada për të ndodhur diçka e tillë. Ai është shprehur kundër përshpejtimit të procedurës për Ukrainën, por edhe për shtetet e tjera, me arsyetimin se duhet respektuar standardet. Në vend të përshpejtimit ai propozoi atë që e quajti “komunitet politik evropian”, që mund të jetë i hapur për shtetet që nuk i janë bashkuar BE-së, sikurse Mbretëria e Bashkuar, e cila është larguar nga blloku. Gjithashtu ajo që i vë “vulën” është se qershori mbetet afati i fundit për hapjen e negociatave me Tiranën e Shkupi dhe presidenti maqedonas u shpreh ditën e djeshme se shanset janë shumë të pakta për një datë brenda muajit të ardhshëm, duke marrë parasysh edhe qëndrimin në vend numëro të Bullgarisë për heqjen e vetos.

Detaje nga projekti i Londrës

Kryeministri Boris Johnson “ia prezantoi idenë e tij për herë të parë Volodymyr Zelenskit kur presidenti ukrainas e priti atë në Kiev më 9 prill”. Vendet marrëse të ofertës? Ballkani Perëndimor, Ukraina, natyrisht, por edhe Estonia, Letonia dhe Lituania, bastionet baltike të NATO-s. Dhe, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme në politikën ekonomike të qeverisë së tij, Polonia themelore, e cila e sheh Rusinë si armikun numër një. Një Komonuelth i vërtetë  Evropian i krijuar “për të vrarë më shumë zogj me një gur”.  Së pari, për të projektuar ndikimin e Mbretërisë së Bashkuar në zemër të Evropës Lindore, së dyti, për të forcuar Londrën përballë Bashkimit Evropian, duke krijuar një mekanizëm plotësues të tij dhe një kolonë të pestë të vendeve anëtare që mund të shmangin çdo përpjekje për t'u ribashkuar me Rusinë. Pika e tretë kyçe është dëshira për të  fituar Kievin për kauzën perëndimore duke thyer ngërçin evropian. Zelensky është në pritje të Këshillit të ardhshëm Evropian, por shpresat për t'u pranuar së shpejti në BE për Kievin po shuhen, duke qenë se ka shumë probleme për t'u zgjidhur, pavarësisht nga lufta.

Nis zbatimi i projektit nga Britania në Ballkanin Perëndimor

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, u shpreh se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të ndihmojë për sigurinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar pritet të mobilizojë 100 milionë dollarë investime në rajon deri në vitin 2025 përmes agjendës së partneriteteve të Investimeve Ndërkombëtare Britanike. Truss, ndërsa ndodhet në një turne në Europë, ka paralajmëruar se ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor mund rrezikojë që të çojë rajonin në luftë. Sekretarja u shpreh se “ne të gjithë duhet trë mësojmë nga gabimet e së shkuarës” për t’i bërë ballë presindentit Putin.

Asnjë sinjal nga Bullgaria për negociatat

Bullgaria nuk ka dhënë asnjë sinjal për të ndryshuar qëndrimin ndaj Shkupit për heqjen e vetos për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me qëllim hyrjen në Bashkimin Evropian. Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski nuk sheh asnjë ndryshim domethënës në sjelljen e Bullgarisë dhe beson se shanset për zhbllokimin e vetos deri në fund të qershorit janë të pakta. "Pavarësisht të gjitha zhvillimeve në kontinentin evropian me agresionin rus në Ukrainë dhe të gjitha motiveve gjeopolitike që vënë në pikëpyetje konceptin e një Evrope të bashkuar, pozicioni bullgar është ende i vështirë dhe nuk ka ndryshime të rëndësishme. Unë do t'i vlerësoj shanset tona për të filluar negociatat, më në fund pas 17 viteve në të cilat jemi kandidat, në më pak se 50 %," tha Pendarovski.

 

Më të lexuarat