BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Ja si Vuçiç po përdor Kosovën si pretekst për të sulmuar Perëndimin dhe për t’i shpallur luftë NATO, strategjia që po përdor SHBA-BE po izolon totalisht Serbinë

Ja si Vuçiç po përdor Kosovën si pretekst për

Erërat e luftës janë gjithnjë e më kërcënuese në Serbi, në zemrën pro Putinit të Ballkanit dhe rrjedhimisht të Evropës. Ndërsa në Ukrainë, Bashkimi Evropian po lufton përkrah Volodymyr Zelenskyt, Beogradi, përmes gojës së presidentit Aleksandër Vuçiç, ka shprehur tashmë afërsinë e tij me Moskën, një aleat vendimtar strategjik (ekonomik dhe ushtarak). Jo luftës kundër rusëve, jo sanksioneve, pavarësisht se Serbia aspiron të futet në Bashkimin Evropian. Por në të gjithë këtë situatë të nxehtë, Vuçiç po përdor Kosovën si pretekst për të sulmuar Perëndimin dhe për t’i shpallur luftë NATO. Në të vërtetë, lufta kryesore e presidentit Vuçiç nuk është me Prishtinën por me ndërkombëtarët, të cilët po i ushtrojnë një presion shumë të fortë së fundmi.

Vuçiç në luftë me Perëndimin

Politika ndërkombëtare dhe rajonale e Vuçiç, bazohet ende në jehonën e zbehtë të Jugosllavisë socialiste, e cila si vend arriti një ndikim mbi peshën e saj reale. Qasja tjetër dhe deri diku kontradiktore është e ashtuquajtura “Bota serbe”, një term i huazuar nga Rusia, dhe që përshkruan në thelb një sferë ndikimi serb të bazuar tek përkatësia etnike. Serbia ka ndikim përmes partive serbe në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Edhe nëse nuk i kontrollon plotësisht të gjitha, kjo i lejon Serbisë të formojë politikën e brendshme të fqinjëve të saj, dhe të bllokojë vendimet kryesore. Duke ndërtuar një sferë ndikimi, Serbia mund t’i përhapë në të gjithë rajonin politikat e saj autoritare anti-perëndimore. Ideja e “Botës serbe”, e kthen Beogradin në vitet 90-të të shekullit të kaluar dhe është formë e kërcënimit për Perëndimin.   “Në mënyrë që ‘Bota serbe’ të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, Serbia duhet të udhëhiqet mirë, duhet të ketë një ushtri që është në gjendje ta ruajë vet Serbinë dhe serbët kudo që jetojnë.”, ka thënë Aleksandër Vulin pak kohë më parë.

Vuçiç flet për luftë

Së fundmi, Vuçiç ka dhënë alarmin se bota do të përfshihet në luftë. Ai ka deklaruar se shumë shpejt bota do të përfshihet nga një konflikt ushtarak, që sipas tij nuk është parë që prej Luftës së Dytë Botërore. “Mendoj se do të kalojmë nga një operacion ushtarak special në një luftë të madhe dhe çështja që shtrohet është ku është vija e kuqe. Ne do të hyjmë në një konflikt global të gjerë siç nuk e kemi parë që prej Luftës së Dytë Botërore në një ose dy muajt e ardhshëm”, ka deklaruar Vuçiç. Gjithashtu, Vuçiç ka thënë se Serbia është shndërruar në një arenë lufte të fshehte mes Lindjes dhe Perëndimit. Beogradi kërkon të mbajë balancën delikate mes ambicies për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe lidhjeve me Rusinë dhe Kinën. “Ju keni një luftë të fshehtë të fuqive të mëdha që po zhvillohet në Serbi përmes lojtarëve politikë, sektorit joqeveritar në të dyja anët, mediave dhe organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, dhe ju mund ta shihni atë çdo ditë, në çdo mënyrë”, deklaroi Vuçiç. Nga ana tjetër Serbia ka përsëritur shpesh së fundmi se Beogradi po bën gati ushtrinë.  Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha se ushtria serbe është “e aftë dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave.  “Natyrisht, askush nuk dëshiron luftëra, por Serbia është një vend serioz dhe i merr të gjitha hapat që të mund t’i përgjigjet çdo sfide dhe problemi të mundshëm”, ka thënë Vuçeviç

NATO-SHBA-BE , në gatishmëri

Për NATO-SHBA-BE, nëse Kosova preket nga Serbia apo Rusia, do të ketë ndërhyrje të menjëhershme ushtarake. Vuçiç nga njëra anë bën të ‘pafajshmin’ nga ana tjetër përgatitet për luftë.  Presidenti serb së fundmi ka porositur armë për të armatosur serbët. Si duket ‘vasali’ i Putin do të qëndrojë gati dhe të presë momentin e duhur për të sulmuar. Gjithashtu, presidenti serb u shpreh skeptik për rezultatin e bisedimeve në Bruksel. Por politika e tij me dy karrige do të marrë fund shumë shpejt, pasi Brukseli është “lodhur” me lojërat e Vuçiç. Sanksione të fuqishme e presin Serbinë nëse nuk njeh Kosovën, por edhe nëse vazhdon të mbështesë Vladimir Putinin. Pa fondet e BE, Serbia merr fund si shtet.

Më të lexuarat