BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

“Janë njerëz seriozë dhe porosi serioze, nuk dua t’i ofendoj”, Vuçiç ‘përulet’ ndaj Haradinajt dhe Albin Kurtit

“Janë njerëz seriozë dhe porosi serioze, nuk dua t’i

 Aleksandër Vuçiç, është kundërpërgjigjur menjëherë deklaratave të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Shefi i ekzekutivit të Kosovës në një akademi përkujtimore të organizuar dje në 21 vjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit, pohoi se Aleksandër Vuçiç dhe kolegët e tij nuk mund ta mohojnë kurrë faktin që djemtë e UÇK-së  i kanë larguar ata nga Kosova.

Presidenti serb tha se e ka kuptuar porosinë e Haradinajt, i cili pohoi se UÇK-ja e ka dëbuar ushtrinë serbe nga Kosova. Me reagimin e tij, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur edhe Albin Kurtit, i cili ka këmbëngulur se ai kurrë nuk do t’i japë territore Serbisë si ngushëllim  për Kosovën e humbur.

“Janë njerëz seriozë dhe porosi serioze, i kemi pranuar dhe kuptuar. Ata e dinë se cilat janë interesat e popullit të vet, dhe ne i dimë interesat e popullit tonë. Interesi ynë parësor është paqja dhe ruajtja e paqes”, tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç ka pohuar se shqiptarët mendojnë se janë shumë të fuqishëm e serbët të dobët. Sipas tij, është më mirë që serbët të jenë të përgjegjshëm dhe seriozë, sepse e dinë shumë qartë se cilat janë interesat e tyre nacionale dhe shtetërore.“Nuk më shkon mendja t’i ofendoj. Puna jonë është të ruajmë paqen dhe të ndihmojmë popullin tonë të qëndrojë, të ketë sa më pak gjykime për vepra verbale. Më mirë të më gjykojnë mua sesa popullin tonë. Mua gjithmonë më interesojnë veprat e jo fjalët”-shtoi ai.