BREAKING NEWS

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat dhe ultimatumin e prerë të ndërkombëtarëve: Kufiri i patolerueshëm i vendosur me zë të lartë është…

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës
x

Rajoni

Janeva mbetet në paraburgim, refuzohet ofrimi i garancisë

Janeva mbetet në paraburgim, refuzohet ofrimi i garancisë
Katica Janeva qëndron në paraburgim pasi gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar garancinë e ofruar të pasurisë së patundshme, ndërsa prokurorja Vilma Ruskovska ka dhënë mendim negativ, gjegjësisht ka insistuar që Janeva të qëndroj në paraburgim.
 
Për interes të shumë mediave, e informojmë opinionin se deri tek gjyqtari i procedurës paraprake i cili procedon me propozim të mbrojtjes së K.J. për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe dhënien e garancive, sot është dhënë mendim negativ deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me propozimin.
 
Pas rishikimi dhe vlerësimit nga prokurori publikë, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim me të cilën refuzohet propozimi për shfuqizimin e masës së paraburgimit me anë të dhënieve të garancisë, ndërsa propozimi për dhënien e masës së kujdesit është refuzuar si e pabazë”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Më të lexuarat