Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Rajoni

Jep dorëheqjen ministri boshnjak, zbulohen divergjencat me qeverinë dhe arsyet e vendimit të papritur

Jep dorëheqjen ministri boshnjak, zbulohen divergjencat me qeverinë

Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Fahrudin Radonçiç ka dhënë dorëheqjen.

Të martën në një konferencë për media në Sarajevë, Radonçiç tha se po dorëhiqet për disa arsye, ndër të tjera, edhe për situatën me emigrantët.

"Kam kërkuar një zgjidhje ligjore për krizën e emigrantëve. Patëm një situatë ku Shefik Xhaferoviç, anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me emigrantët pakistanezë", tha ai.

Radonçiç tha për “Klix.ba” se zyrtarët e lartë, përfshirë kryediplomaten Turkoviç, nuk e kuptojnë dhe identifikojnë kërcënimin e sigurisë që paraqesin emigrantët, të cilët kalojnë në Bosnje dhe pastaj përpiqen të shkojnë në Kroaci, që është anëtare e Bashkimit Europian.

Më parë, Radonçiç kishte kërkuar nga Shërbimi për të Huajt i Bosnjës, të përgatisë planin për dëbimin e emigrantëve.

Në një konferencë shtypi në Sarajevë, më 23 prill, ai tha se nëse disa vende, siç është Pakistani, refuzojnë bashkëpunimin, do të kërkojë që ambasadori pakistanez të shpallet person i padëshiruar (non-grata).

Radonçiç ka thënë se njëra ndër arsyet tjera, që e detyroi atë të dorëhiqet, është bllokimi që sipas tij po i bëjnë disa elementë të qeverisë, përpjekjes së tij, për të hetuar plotësisht një blerje të respiratorëve në vlerë 6 milionë dollarë, që dolën të jenë të papërdorshëm.

Frymëmarrësit u blenë nga Federata Boshnjake e Bosnje dhe Hercegovinës. Radonçiç akuzon palën boshnjake se po bllokojnë hetimin për të mbrojtur veten e tyre. REL