
E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

“Jeta do të ishte dhjetë herë më e mirë për Beogradin nëse...”/ Vuçiç nuk heq dorë: Do “luftojmë” aq sa mundemi që të mos e sanksionojmë Rusinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Maj 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia do të luftojë për aq kohë sa mundet që të mbajë politikën e saj për të mos i vendosur Rusisë sanksione, por ai theksoi se dëmi që po përjeton si rezultat i kësaj politike, është i madh.
Vuçiq tha më 15 maj për TV Prva se jeta do të ishte “dhjetë herë më e mirë” nëse Beogradi do të vendoste sanksione ndaj Moskës, por ai tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, sepse Serbia, sipas tij, po ndjek një politikë të pavarur.
“Të gjithë do të thonë se Vuçiqi po njofton për vendosjen e sanksioneve. Jo, ne do të luftojmë për aq kohë sa mundemi për të mbajtur politikën tonë”, tha Vuçiq.
Ai përsëriti se Serbia e di “se sa të padrejta janë sanksionet” dhe po vepron kështu për shkak të respektimit të të drejtave, por shtoi se “populli duhet ta di se shteti po humb shumë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.
Vuçiq tha se Serbia aktualisht nuk ka qasje në kapital të tregut, kreditë janë më të shtrenjta, pasi kreditë po ofrohen me norma të interesit prej 7 për qind dhe se rifinancimi i kredive po bëhet i vështirë. Sipas tij, të gjitha këto në fund ndikojnë te pagat dhe pensionet.
Në Kombet e Bashkuara, Serbia ka votuar për rezolutat që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe ka votuar për ta përjashtuar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, por Beogradi nuk i është bashkuar Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës.
Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë përsëritur se Beogradi nuk do të mbështesë sanksionet ndaj Moskës, pasi kështu mbron interesat vitale të shtetit.
Serbia po ashtu mbështetet në Rusinë, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për çështjen e Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë më 2008, që Beogradi refuzon ta njohë.
Më të lexuarat


Lajçak paralajmëron zhvillime të reja: Mund të ketë një takim Kurti-Vuçiç para pushimeve të verës në Bruksel

‘Çmendet’ moti në shtetin fqinj me Shqipërinë, breshëri sa një kokërr vezë zbardh rrugët, lëndohet një grua

Erdogan kërcënon me daljen nga NATO, ja pse konflikti i ndezur mes Greqisë dhe Turqisë mund të shkaktojë një luftë të madhe në rajon

Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë, inteligjenca në Iran paralajmëron trazira në Manëz të Durrësit, ja kërcënimi që vjen nga Teherani

TRAGJIKE/ Trupi i një gruaje gjendet në bodrumin e banesës, ishte i mbuluar me beton. Zbardhen detajet zyrtare

"Po përjetoj abuzim"/ Gruaja ‘fundos’ priftin, përfundon në paraburgim pas denoncimit të saj: Dyshoj se...

Serbia, pika ku mund të plasë “Lufta e Tretë Botërore”, ja si Moska po tenton të helmojë Vuçiçin dhe pse NATO do të përfshihet në konfliktin e armatosur në Ballkan

Detaje tronditëse/ Nënë e bir gjetën vdekjen pasi makina e tyre përfundoi në ujë, flet dëshmitari: Ndaluan fillimisht, më pas i dhanë gaz!

Nuk ka “dritë në fund të tunelit” nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, ja precedenti i rrezikshëm që po alarmon Evropën

Vjedhje spektakolare, ‘skifterët’ i marrin biznesmenit 1 milionë euro në 6 minuta
