BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Rajoni

Ka dhjetëfishin e numrit të të prekurve të Shqipërisë, presidenti Vuçiç zbulon kur do i japë fund shtetrrethimit Serbia

Ka dhjetëfishin e numrit të të prekurve të

Të mërkurën e ardhshme, parlamenti serb do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të imponuar për shkak të epidemisë Covid-19, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Të enjten nuk do të ketë më shtetrrethim”, tha ai në një intervistë me televizionin serb, TV Pink.

Vuçiç vendosi gjendjen e jashtëzakonshme më 15 mars dhe më pas vendosi kufizime të kontaktit dhe lëvizjes duke përfshirë edhe shtetrrethim natën dhe në fundjavë.

Ushtria serbe u vendos për të ruajtur kufirin, spitalet dhe qendrat e migrantëve si dhe për të ngritur spitale për pacientët e infektuar pa simptoma të rënda.

Serbia raportoi dje 102 raste të reja me koronavirus dhe katër vdekje, ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në rreth dhjetëmijë, ndërkohë që numri i jetëve të humbura ka shkuar në 193.

Ndërkohë Shqipëria me një numër shumë më të ulët të të prekurve e ka zgjatur në mënyrë arbitrare gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të Qershorit.

Më të lexuarat