BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Rajoni

Kandidatura e Vjosa Osmanit e pasigurt, Abdixhiku jep sinjale për ndarje brenda LDK, disa deputetë kundër

Kandidatura e Vjosa Osmanit e pasigurt, Abdixhiku jep sinjale për ndarje

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, ka krijuar përçarje mes partive të opozitës. Më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri me dije se nuk do ta votonte kandidaturën e Vjosa Osmanit dhe i të njëjtit qëndrim është edhe Partia Demokratike e Kosovës. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi të martën se Kryesia e partisë ka vendosur të votoje Osmanin, duke i siguruar kështu asaj mandatin bashkë me votat e shumicës joserbe. Kryetari i sapozgjedhur i kësaj partie, ka bërë me dije gjithsesi se zgjedhja e Osmanit në krye të shtetit nuk është e sigurt dhe kjo për faktin se sipas tij LDK është një parti e përçarë dhe pa unitet dhe ai nuk mundet që të jetë i sigurt nëse deputetet individualisht do t’i binden vendimit të marrë nga kryesia e partisë. Lumir Abdixhiku ka thënë se gjithsesi pret që deputetët e LDK-së të jenë në një vijë me partinë në raport me zgjedhjen e presidentit. “Edhe në të kaluarën ka pasur mendime ndryshe kur janë marrë këso vendime të mëdha. Nuk e di kur do të përfundojnë këto ndarje në LDK. Unë vet në të kaluarën kam respektuar vendimet partisë dhe do të ishte mirë që edhe në të tashmen edhe në ta ardhmen të jemi unik si parti”, tha ai. Sakaq, i pari i LDK-së thotë se nuk mund ta paragjykojë vendimin e asnjë deputeti të LDK-së në rastin e votimit të presidentit. “Unë do të përpiqem që të kemi unitet brenda partisë. Po përpiqem të ndërtojë këtë unitet. Është bërë një precedent i rëndë në LDK që të mos respektohen vendimet e partisë. Shpresoj se ai precedent të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që parti të funksionojë sa më mirë. Në situatën e tanishme kemi pasur dy mundësi: Të mos çanim kokën dhe të ndjekim vijën e AAK-së dhe PDK-së dhe të bisedojmë me ata që e kanë shumicën dhe të marrim një vendim parimor”, tha ndër të tjera ai. Gjateë intervistës së dhënë për “Debat Plus” në Kosovë, Abdixhiku foli edhe Kryeministrin Kurti të cilin e akuzoi për mungesë të konstruktivitetit dhe faktin që LDK ishte e kushtëzuar të binte dakord me LVV duke qenë se kishte vetëm 12 përqind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Një gjë e kam kërkuar nga zoti Kurti në takimin e parë që kemi pasur. A do të silleni njëjtë në të ardhmen siç po sillemi edhe ne, a do të merrni pjesë nëpër seanca, a garantoni që këtë prevede`n të konstruktivitetit ta bëni rast nesër kur ne do të fitojmë? Mora një gjysmë zotimi, ta them të drejtën, as atë s’janë në gjendje ta bëjnë. Por unë nuk dua të kem sjellje desktruktive siç kanë bërë të tjerët. Po të silleshim me atë metodë ne do të hidhnim gaz lotsjellës”, shpjegoi ai. Me tej Abdixhiku tha se LDK me 12% nuk ka mundur të kushtëzojë për konsensus partinë që ka fituar 50% të votave. “Me 12% LDK nuk ka munduar të ketë rol kushtëzues përballë një force që kishte 50% të votave. Alternativa ka qenë ose shkuarja në zgjedhje ose arritja e një marrëveshje që e kemi arritur. Nëse është bërë gabim që i është hapur rrugë Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente, përgjegjësinë do ta mbajë së pari unë”, tha ai.

Rohde për presidentin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Ambasadori Rohde e ka quajtur veprim të pëlqyeshëm vendimin e LDK për të marrë pjesë në procesin zgjedhor për presidentin e ri. Rohde me anë të një postimi në Twitter u shpreh se shpreson që të gjithë deputetët vendosin interesin e qytetarëve mbi ato politike. Ambasadori gjerman më tej thotë se nuk mund të imagjinojë që të rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë kohë pandemie. “E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin këtë shembull dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi ato politike. Unë nuk mund ta imagjinoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë…”, shkroi ai.

Më të lexuarat