
"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Kaos në veri të Kosovës, plagosje, gaz lotsjellës e bomba, Serbia urdhëron ushtrinë që të jetë gati, Vuçiç shfrytëzon situatën, jep dorëheqjen nga partia dhe mbledh Këshillin e Sigurisë

Shkruar nga Elmas Bogdani 27 Maj 2023

Rikthehen tensionet e forta në Veri mes Kosovës dhe Serbisë. Grupe qytetarësh serbë u përplasën ditën e djeshme me policinë e Kosovës e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre. Nga ana e Kosovës ndërhyrja e policisë është legjitime ndërsa shtoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm. Serbia në vend që të ulte tensionet, provokoi dhe më shumë pasi Vuçiç vuri në gatishmëri ushtrinë. Për të shuar tensionet ndërhynë dhe ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar ashpër situatën e krijuar në Veri. Kryeministri Kurti nuk u tërhoq edhe pas mesazheve të forta nga SHBA-BE. Gjithashtu nga ana tjetër Vuçiç dha dorëheqjen si kreu i partisë së tij dhe paralajmëroi mbledhjen e këshillit të sigurisë dhe kohë të errëta për Beogradin.
Detajet se çfarë ndodhi në Veri
Në një njoftim të policisë thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve. Rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore në një spital lokal duke u ankuar për lëndime të lehta dhe ndikimin e gazit lotsjellës. Sipas policisë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë arritur të futen në ndërtesat e komunave, të shoqëruar nga forcat policore. Nga mediat e Kosovës raportohet se pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviç, aty është vendosur flamuri i Kosovës. Lulzim Hetemi, i cili tashmë është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve. Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën, dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë. Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.
Vuçiç bën gati ushtrinë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nga ana tjetër urdhëroi ushtrinë Serbe të ngrejë gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë dhe të lëvizë trupat e saj më afër kufirit me Kosovën, pas shpërthimit të tensioneve. Ministri serb i Mbrojtjes Vuçeviç në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv në Beograd tha se është urdhëruar një lëvizje urgjente e trupave, meqë sipas tij, “është e qartë se terrori ndaj komunitetit serb në Kosovë po ndodh”. Vuçeviç, duke folur nga rruga në qendër të Beogradit për televizionin pro-qeveritar Pink, ka vlerësuar se ngjarjet në veri të Kosovës, “ku pushteti i Prishtinës merr në dorë ndërtesat e vetëqeverisjes lokale, nuk janë lojë”. dhe se kjo “vë në rrezik sigurinë e të gjithëve në rajon”. Siç theksoi ai, ushtria do ta përmbushë absolutisht urdhrin e Vuçiçit dhe do ta mbrojë sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e jetës së të gjithë qytetarëve të saj.
Më të lexuarat


Daçiç nga samiti i OSBE bën deklaratën e bujshme ndaj Kosovës

“Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE”, delegacionet bojkotojnë fjalimin e ministrit rus Lavrov

Përse Kosova nuk është pjesë e OSBE-së? Çfarë nevojitet për t’u bërë anëtar dhe faktorët që e pengojnë

“Nuk do vendosim sanksione ndaj Rusisë”, ministri i jashtëm më i vendosur se kurrë: Duam Kosovën, jo NATO dhe BE

Incident në samitin e OSBE-së në Shkup / Diplomati rus merr fjalën, disa delegacione largohen nga salla

Ministri i Jashtëm rus shpërthen në akuza të forta ndaj OSBE-së: Është vegël e BE-së

“Do të intensifikohen veprimet”/ Serbia paralajmëron lëvizjen e papritur në Preshevë

Bullgaria anuloi lejen e kalimit të Lavrov mbi hapësirën e saj ajrore, zbulohet itinerari që ndoqi avioni i ministrit të Jashtëm rus për të mbërritur në Shkup (Video)

Ministri i Jashtëm i izraelit bën deklaratën e fortë nga Shkupi: Hamasi është si IS-i, do ta eliminojmë

Samiti i OSBE në Shkup, reagon kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, por e...
