BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

“Katastrofë shëndetësore publike”, mbi 300 mjekë kërkojnë dorëheqjen e Shtabit për koronavirusin. Ja akuzat e rënda që bëjnë

“Katastrofë shëndetësore publike”, mbi 300 mjekë

Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19”, i shkroi letër të hapur Qeverisë së Serbisë, për t’u distancuar nga Shtabi i Krizës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Serbia ndodhet në një “katastrofë shëndetësore publike”.

Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen “Të bashkuar kundër COVID-19”, mjekët që nënshkruan letrën, kërkuan që të formohet një shtab i ri i krizës, të hetohen pretendimet për fshehjen e të dhënave, si dhe të ndalohen frikësimet dhe politizimet që “cenojnë dinjitetin personal të punonjësve shëndetësorë”.

“Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet, ndeshjet, turnetë, festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale”, thuhet në letrën e mjekëve.

Sipas tyre, “hutimi në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe të viktimave u shkaktua nga mospajtimi me pritjet statistikore dhe epidemiologjike, njohuritë nga puna e përditshme dhe deklaratat kontradiktore në publik”.

Mjekët thanë se “e gjithë kjo ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve në të”.

Për këtë arsye, thanë mjekët, ata duan që të distancohen nga Shtabi i Krizës për luftën kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Në muajin qershor, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN ka raportuar se numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi është shumë më i lartë seç raportohet.

Sipas BIRN-it, të dhënat ku ka pasur qasje ai, kanë treguar se në Serbi, nga data 19 mars deri më 1 qershor, 2020, kanë vdekur 632 pacientë nga koronavirusi, ndërsa numri zyrtar për këtë periudhë ka qenë 244.

Sipas shifrave zyrtare, Serbia ka konfirmuar mbi 20,000 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre, 472 pacientë kanë vdekur.

Këtë muaj, autoritetet kanë rikthyer disa masa kufizuese, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, të cilat janë lehtësuar në maj dhe qershor. Serbia i ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 21 qershor. Rel

Më të lexuarat